Si pasojë e një defekti në gypin furnizues, banorët e fshatit Shillovë do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Kompania përgjegjëse njofton se ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e problemit, derisa sipas parashikimeve, defekti pritet të riparohet gjatë ditës.


"Si pasojë e dëmtimit të gypit furnizues në fshatin Shillovë, jemi detyruar të ndërpresim furnzimin deri në evitimin e defektit. Ekipet tona jane duke punuar edhe shpresojmë gjatë ditës evitohet defekti", thuhet në njoftim.

Kompania gjithashtu u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim deri në rikthimin e furnizimit me ujë.

Për çdo informacion shtesë, konsumatorët mund të kontaktojnë qendrën e shërbimit të kompanisë. /Telegrafi/