KRU "Hidrodrini" pranon donacion të koshave për riciklim nga BE
Koshat kanë kapacitet të madh dhe janë të dedikuar për mbetje të ndryshme si plastike, letre, metali dhe organike.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, KRU "Hidrodrini" njoftoi se ka pranuar katër lloje koshash plastik me kapacitet të madh për riciklim.
"Kompania jonë, selia qëndrore e rajonit, i janë dhuruar 4 lloje koshash plastik me kapacitet të madh për 4 lloje mbetjesh: mbetje plastike, letre, metali dhe organike", kanë shkruar ata.

Ky donacion për Hidrodrinin vjen në mesin e një sërë donacionesh që janë ndarë për katër institucione publike dhe gjashtë shkolla të Pejës, duke theksuar angazhimin për të promovuar riciklimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve në rajon.
Kjo iniciativë synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e menaxhimit të mbetjeve dhe mbrojtjes së mjedisit.






























