Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë ka nisur procesin e rindërtimit të kazermave në “Beli Manastir” në Baranja, afër kufirit me Serbinë, me qëllim vendosjen e pajisjeve luftarake M2A1 ODS “Bradley”.
Kontingjenti i parë prej 22 automjetesh ka arritur nga SHBA-ja në portin e Rijekës, në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.
Sipas informacioneve nga Rrjeti Ballkanik i Sigurisë, batalioni i mekanizuar “Falcons” nga Nashica do të zhvendoset në “Beli Manastir”, duke zëvendësuar në të ardhmen e afërt mjetin luftarak të këmbësorisë M-80A të prodhimit jugosllav me automjete amerikane M2A1 ODS “Bradley”.
Zëvendëskryeministri kroat dhe ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, deklaroi para Kuvendit më 15 janar se tashmë ka nisur projekti për kthimin e ushtrisë në Baranja. Në fund të vitit 2026 është planifikuar të përfundojë rinovimi i kazermës në “Beli Manastir”, ku do të vendosen nga 650 deri në 850 pjesëtarë të batalionit elitar “Skifterat”, raportojnë mediat kroate.
Vendimi për zhvendosjen e batalionit u “arsyetua me shkaqe sigurie”, me theks të veçantë në mbrojtjen e kufirit nga kërcënimi i migrimit. Në vendim luajnë rol edhe arsyet demografike, me qëllim mbajtjen e popullsisë në Baranjë. Prezenca e ushtrisë pritet të përmirësojë situatën ekonomike të zonës.
Edhe pse motivet politike janë më pak të theksuara në publik, është e rëndësishme të theksohet se Baranja ishte një temë e ndjeshme gjatë luftës së vitit 1991. Njësitë e JNA-së më pas i shtynë forcat kroate në bregun e djathtë të Dravës. Pas zgjidhjes politike ndërmjet Serbisë dhe Zagrebit, Baranja u kthye në Kroaci nga procesi i riintegrimit paqësor deri në vitin 1997.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë së paraluftës nga viti 1991, “Beli Manastir” kishte 10.146 banorë, ndërsa në regjistrimin e vitit 2021 ky numër u reduktua në 7.973. Ndryshimet në përbërjen etnike janë gjithashtu të dukshme, me rritje të përqindjes së kroatëve dhe rënie të përqindjes së serbëve.
Kazermat në “Beli Manastir” ishin për akomodimin e njësive të ndryshme ushtarake gjatë APJ-së dhe luftës. Plani aktual përfshin rregullimin e infrastrukturës dhe rikthimin gradual të ushtrisë, me vendosjen e plotë të pritshme të batalionit deri në fund të vitit 2026, me kalimin në mjetet “Bradley”. Ushtria kroate ka krijuar tashmë garnizone në Sllavoni, duke përfshirë batalione të mekanizuara, një batalion tankesh, një divizion artilerie-raketë dhe një batalion inxhinierik në qytete të ndryshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë
"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
Skena të rralla nga Florida - stuhi dëbore mbuloi parajsën tropikale, dimër i paharrueshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!