Kompania Rajonale e Menaxhimit të Mbeturinave “Pastrimi” falënderon punonjësit për angazhimin e tyre në mbajtjen e pastërtisë në qytet dhe apelon tek të gjithë qytetarët që të mos hedhin mbeturina jashtë kontejnerëve.

Kujdesi i secilit është i rëndësishëm, pasi mbeturinat e hedhura në mënyrë të gabuar përfundojnë në deponi ilegale, duke rritur ndotjen dhe krijuar probleme për komunitetin.


“Kujdesi dhe respekti për ambientin është përgjegjësi e përbashkët. Bashkë mund ta mbajmë qytetin tonë pastër dhe të sigurt për të gjithë,” thuhet në njoftimin e KRM “Pastrimi”. /Telegrafi/