Krizë në Google – kompania iu bënë thirrje punëtorëve të punojnë ‘më me përkushtim’

Punëtorët e Google së shpejti mund të kërkojnë punë të reja pasi shefi kryesor i gjigantit të teknologjisë paralajmëroi për ‘krizë ekonomike’, derisa iu bëri thirrje punëtorëve të jenë “më sipërmarrës” dhe të kryejnë detyrat e tyre me “më shumë përkushtim”.
Sundar Pichai, CEO i kompanisë mëmë të Google, Alphabet, tha të mërkurën se do të ngadalësonte ritmin e punësimit për pjesën tjetër të vitit, kompania më e fundit që ndërmerr një masë të tillë pasi inflacioni i lartë prej dekadash dhe pasojat nga kriza e Ukrainës po i bëjnë presion bizneseve, transmeton Telegrafi.
“Duke ecur përpara, ne duhet të jemi më sipërmarrës, duke punuar me urgjencë më të madhe, me fokus më të mprehtë dhe më shumë uri se sa kemi treguar në ‘ditët me diell’”, shkroi Pichai në emailin, që u siguruar nga Wall Street Journal.
“Në disa raste, kjo do të thotë të konsolidohen aty ku investimet mbivendosen dhe të thjeshtohen proceset. Në raste të tjera, kjo nënkupton ndalimin e vendosjes dhe ri-shpërndarjen e burimeve në zonat me prioritet më të lartë”.
Njoftimi lidh kompaninë mëmë të motorit të kërkimit Google, me kompani të tjera të mëdha teknologjike, duke përfshirë Uber Technologies dhe Twitter dhe vjen një ditë pasi Microsoft tha se do të eliminonte disa pozicione.
“Sikurse të gjitha kompanitë, ne nuk jemi imunitet ndaj lëkundjeve ekonomike”, tha Alphabet.
Përpjekjet e punësimit do të përqendrohen drejt roleve inxhinierike dhe teknike, thuhej tutje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
As Apple as Samsung, ky është telefoni më i hollë në botë
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Unaza që mat temperaturën e atij që e vendos dhe të tjerëve përreth - Samsung drejt zhvillimit të pajisjes së veçantë

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Messenger rikthen logon ikonë të kaltër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës