Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2017, i njohur si Raporti i Progresit, ndryshe nga praktika e deritashme e publikimit në muajt e fundit të viti, do të publikohet në vitin e ardhshëm, thonë zyrtarët e Ministrisë së Integrimeve Evropiane e Qeverisë së Kosovës.
Raporti, sipas tyre, pritet në muajin prill të vitit 2018, ndërkohë që institucionet e Kosovës tashmë kanë pranuar mbi 1 mijë e 500 pyetje specifike, për të gjitha fushat për të cilat do të raportohet në kuadër të Raportit të Vendit.
Demush Shasha, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Integrimeve Evropiane i Qeverisë së Kosovës, thotë se tash e rreth një muaj e gjysmë, kjo ministri i ka shpërndarë të gjitha pyetjet tek institucionet përgjegjëse.
“Viti 2017 ka qenë një vit i zgjedhjeve, prandaj kjo do të nënvizohet në Raport të Vendit. Por, njëkohësisht, ka pasur përparim konkret në disa fusha, që nga fillimi i institucioneve. Nëse flasim për sundimin e ligjit, me këtë rast, është bërë koncept -dokumenti për suspendimin dhe largimin e zyrtarëve, të cilët janë të përfshirë në akte të korrupsionit apo krimit të organizuar dhe se do të largohen nga shërbimi publik. Nëse është fjalë për Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, Qeveria tashmë e ka miratuar. Ka pasur një numër të veprimeve, të cilat Qeveria, në afat sa më të shkurtë i ka ndërmarrë dhe besojmë që të gjitha këto do të pasqyrohen në kudër të Raportit të Vendit, si progres i menjëhershëm, i cili ka filluar pas themelimit të institucioneve”.
Në anën tjetër, Emrush Ujkani, profesor i të Drejtës Evropiane, thotë kriza politike, e cila u pasua me zgjedhje lokale, mbajtja e këtyre zgjedhjeve, si dhe e atyre lokale, i kanë marrë Kosovës kohë, e cila vështirë se mund të kompensohet për përmbushjen e obligimeve, fillimisht ndaj qytetarëve të Kosovës, por edhe sa i përket përmbushjes së kërkesave që burojnë nga agjenda evropiane.
“Raporti i Progresit për Kosovën, unë pres që në rend të parë ta adresojë çështjen e jostabilitetit politik, duke iu referuar institucioneve apo krizës institucionale, e cila e ka përshkruar Kosovën gjatë viti 2017. Natyrisht, pastaj, pamundësia e legjislativit për të nxjerrë ligje të nevojshme, mungesa e ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, mungesa e fuqizimit të sundimit të ligjit. Do të potencohet mbase edhe problemi me zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë, pa i harruar edhe ngecjen në zhvillimin ekonomik, reformat adekuate, zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim”.
Profesor Ujkani ka shtuar se ka mbetur ende kohë që institucionet e vendit t‘i miratojnë një pjesë të ligjeve dhe politikave. Por, ai është shprehur skeptik se kjo do të ndodhë.
“Duke u nisur nga fakti që kemi një shumicë (parlamentare), e cila nganjëherë gati se është ngushtë me numra, kjo edhe mund të jetë pengesë. Do ta shohim se si do të funksionojë Kuvendi në miratimin e këtyre ligjeve. Unë nuk është se jam shumë optimist, ndonëse do të doja që ndodhte që të kemi një dinamikë më të madhe, veçanërisht në miratimin dhe ndryshimin e ligjeve, që janë të nevojshme”.
Por, Shasha shprehë mendimin se një nga vështirësitë kryesore është zbatimi i legjislacionit, ndonëse siç thotë ai, aktiviteti legjislativ duhet vazhduar dhe korniza ligjore duhet të shkojë drejt avancimit, në të gjithë sektorët.
“Prandaj, nuk e konsideroj aq pengesë, në kuadër të procesit të integrimit, mungesën e miratimit të ligjeve të reja ose plotësim- ndryshimin e ligjeve ekzistuese. I rëndësishme është zbatimi efektiv i kornizës ligjore në fuqi”, tha Shasha.
Ai ka shtuar se ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, më 3 nëntor do ta bëjë dorëzimin zyrtar të përgjigjeve për Raportin e Vendit. Gjithashtu, sipas tij, në fillim të vitit të ardhshëm do të ketë edhe një mundësi të raportimit për zhvillimet shtesë. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës