Pamundësia e koalicionit qeverisës që t’i çojë deri në fund çështjet si Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi – si kusht për liberalizimin e vizave – si dhe ngecja me zbatimin e disa obligimeve nga dialogu me Serbinë dhe pamundësia e themelimit të Forcave të Armatosura, besohet se mund ta çojnë Kosovën në zgjedhje të parakohshme në pranverën e ardhshme.
Aktualisht, është kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ai i cili nga liderët vendor po kundërshton zgjedhjet e parakohshme.
Por, opozita, si edhe disa nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, nuk e përjashtojnë opsionin e zgjedhjeve që do të mund të organizoheshin eventualisht në pranverën e ardhshme.
Sidoqoftë, kryeministri Isa Mustafa vazhdon të besojë se zgjedhje nuk do të ketë dhe se qeveria e tij do të përfundojë mandatin në vitin 2018.
Zgjedhjet, sipas tij, po kërkohen vetëm për arsye politike dhe nuk kanë të bëjnë me çështjen e demarkacionit të kufirit dhe liberalizimin e vizave.
“Në qoftë se dikush po kërkon zgjedhje, në mënyrë që pas zgjedhjeve ta ratifikojë të njëjtën vijë kufitare, atëherë atë duhet ta bëjë sot, sepse në asnjë rast zgjedhjet nuk mund të ndërlidhen me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi”, ka thënë Mustafa.
Kohë më parë, zyrtarë të qeverisë nga Partia Demokratike e Kosovës, parti kjo partnere me Lidhjen Demokratike në koalicionin qeverisës, dolën hapur me mospajtime në lidhje me projektimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.
Por, Mustafa beson se buxheti i vitit 2017 paraqet projektimin më të mirë që ka pasur Kosova ndonjëherë.
“Qeveria po bën një punë shumë të mirë, ne i kemi propozuar Kuvendit buxhetin, i cili është buxheti më i madh që ka pasur Kosova deri më tash”, ka thënë Mustafa.
Po ashtu, edhe diplomatë ndërkombëtarë, nuk preferojnë që Kosova të humb sërish kohë në organizimin e zgjedhjeve.
Pas komenteve që i bëri në Prishtinë, komisionari për Zgjerim dhe Negociata i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, i cili u shpreh i habitur se si një koalicion me mbi 80 vota në Kuvend nuk po arrin të marr vendime dhe po kërkon zgjedhje, së fundit edhe ambasadorja gjermane, Angelika Vietz ka dalë me qëndrime kundër zgjedhjeve të shpejta.
“Unë vetëm mund ta përsëris vetveten, se zgjedhjet duhet të ndodhin sipas afatit të përcaktuar, më 2018. Në të kundërtën, Kosova do të humb shumë kohë në zbatimin e reformave të rëndësishme në drejtësi dhe çështje tjera, si arsimi, punësimi dhe zhvillimi ekonomik”, ka thënë Vietz.
Megjithatë, faktori ndërkombëtar ka adresuar këto ditë edhe disa kërkesa për koalicionin qeverisës, duke insistuar që të angazhohet dhe të gjejë zgjidhje për Demarkacionin, ngjashëm siç do t’i kërkohet edhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kurse, opozita në anën tjetër, tashmë e ka orientuar gjithë programin e vet kah mobilizimi në terren, duke organizuar debate e vizita nëpër lokalitete të ndryshme të Kosovës. Po ashtu, nuk mungojnë as prezantimet e aderimeve të reja nëpër parti politike, ndër të cilat është përfshirë edhe partia e më e madhe në pushtet, Partia Demokratike e Kosovës.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka deklaruar se Qeveria e Kosovës, edhe pse i ka numrat e mjaftueshëm në Kuvendin e Kosovës, nuk po arrin që t’i çojë përpara shumë procese te rëndësishme.
“Është për të ardhur keq se në çfarë gjendje kemi rënë, prandaj mund të them lirisht se sa ma parë që të shkohet në zgjedhje aq më mirë do të jetë për qytetarët e Kosovës, sepse me këtë qeveri janë ngopur qytetaret e Kosovës”, ka thënë Lekaj.
Riaktualizimi i opsionit të zgjedhjeve ka nxitur rikthimin në skenë edhe të disa partive politike që nuk arritën të kalojnë pragun zgjedhor në zgjedhjet e fundit.
Aleanca Kosova e Re e afaristit Behxhet Pacolli është njëra prej tyre që po riaktualizohet. Kryetari i saj, Pacolli, madje ka folur qysh në këtë fazë për vijat e kuqe që mund t’i ketë për partneritet me subjektet tjera në zgjedhjet e ardhshme.
“Ne kemi ardhur me plot dashuri, me plot ide, me plot vullnet që t’i kontribuojmë vendit dhe ato parti që e kanë ngufatë AKR-në, ato nuk do të jenë partnere të AKR-së”, ka thënë Pacolli.
Zgjedhjet e parakohshme janë fuqizuar si opsion edhe me vendimin e Listës Serbe për t’i bojkotuar institucionet qendrore, me çka është vështirësuar edhe më tepër vendimmarrja në Kuvend për çështje të rëndësishme. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025