LAJMI I FUNDIT:

Kriza në botë ul normat e interesit, në Shqipëri ndodh e kundërta

Cilido që kërkon të marrë kredi në euro apo dollarë nga bankat e huaja që operojnë në Shqipëri, për investime, për të blerë një apartament apo automjet të ri duhet të përgatitet për një përqindje të kripur interesi bankar.

Rritja e normës së interesit bankar ka ndodhur që kur kriza financiare ka pushtuar tregjet botërore. Autoritetet e Tiranes i qetësojnë klientët e bankave të huaja dhe vendase që operojnë në Shqipëri, se kriza financiare nuk do t´i prekë.

Argumenti i tyre kryesor është prania tepër e kufizuar e Shqipërisë në tregjet globale. Por nuk mendojnë kështu ekspertët vendas. Ata paralajmërojnë një ngadalësim të rritjes ekonomike nga 6 për qind në 2008 në 4,5 – 5 për qind në 2009, një ulje të dërgesave të emigrantëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në vendet e BE, pasi atyre u duhet tani të përballen me krizën financiare që po përjetojnë këto vende.


Pse është ngritur norma e interesit në Shqipëri

“Në tregun ndërkombëtar, norma e interesit bankar për euron apo dollarin nuk është norma reale, të cilën bankat aplikojnë për kreditë e tyre, pasi ato janë 2 deri në 3 për qind më të larta se normat bazë.

Bankat janë në një situatë të tillë, ku normat bazë janë ulur, por kostoja e parasë është rritur, si pasojë e mungesës së fondeve likuide, në të cilën po përballen bankat jashtë Shqipërisë. Por kjo reflektohet edhe në Shqipëri, ku normat e interesit të kredive në euro apo dollarë janë rritur së fundi 1 apo 2 për qind. Në fund të fundit jetojmë në një ekonomi të lirë”, – shpjegon Lorenzo Roncari, drejtor i filialit në Tiranë të Bankës italiane San Paolo IMI, e cila ka një kapital prej 550 miliardë eurosh dhe është e pranishme në shumë vende të Evropës Juglindore.

Çfarë thonë ekspertët vendas?

Ekspertët vendas janë optimistë për një kohëzgjatje të shkurtër të rritjes së normës së interesit për kredi në euro apo dollarë. Argumenti i tyre kryesor është se tregu bankar në Shqipëri do t´i bindet herët a vonë politikave agresive që kanë ndjekur Banka Qendrore Evropiane dhe ajo amerikane, Federal Reserve, që i kanë ulur përqindjet e interesit bankar.

“Pritet një ulje e normës së interesit për kredi në euro apo dollarë pikërisht për shkak të politikave që kanë ndjekur këto dy banka”, – thotë Erald Themeli, drejtor i politikave në Bankën e Shtetit në Shqipëri.

Në këto kohë të turbullta krize, konsumatorët në Shqipëri mund të kenë një alternativë tjetër: të marrin kredi në monedhën vendase, në lekë. Kredia në lekë nuk i nënshtrohet rritjes së normës së interesit bankar, por mbetet konstant në masën 12-14 për qind.

“Është politika monetare e Bankës së Shqipërisë ajo që përcakton nëse përqindja e interesit të kredive në lekë do të rritet ose do të mbetet konstante. Interesi i bankës është ruajtja e stabilitetit të çmimeve në ekonomi, gjë që për momentin aktual përkthehet në stabilitetin e normave të interesit në lekë”, – thotë Erald Themeli nga Banka e Shtetit.

Institucionet financiare ndërkombëtare, si FMN apo BB, kanë paralajmëruar qeverinë e Tiranës të zbatojë politika makroekonomike të matura dhe të parashikojë masa konkrete për të përballuar pasojat e krizës financiare botërore në Shqipëri./DW/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Shtëpia botuese “Dukagjini” do të pajisë të gjithë mësimdhënësit me setin e librave shkollorë

Shtëpia botuese “Dukagjini” do të pajisë të gjithë mësimdhënësit me setin e librave shkollorë

Dukagjini Publishing House
Kalo në kategori