Prodhuesi i makinave Daimler u jep pushime të zgjatura Krishtlindjesh rreth 150.000 punonjësve në të gjithë Gjermaninë. Në këtë sfond kriza financiare është si një katalizator për problemet që ekzistojnë prej kohësh.
Në fabrikat e BMW-së në Lajpcig, këtë javë shiritat e transimisionit do ndalojnë. Edhe në fabrikat e Opel-it në Bohum (Bochum) dhe Ajzenah (Eisenach) puna ka ndalur. Tek Ford-i në Këln (Köln) punohet me orar të shkurtuar. Industria gjermane e automobilëve, e cilësuar si degë model, gjendet në krizë.
Skenari i krizës është si në një libër mësimor: shitjet ulen në mënyrë drastike, pastaj bien fitimet, investimet shtyhen dhe në fund ndalet prodhimi. Pothuaj çdo ditë, titujt e lajmeve përmbajnë njoftime të kësaj natyre, të gjitha në sfondin e një krize financiare që po bën kërdinë. Por kriza vetëm sa ashpërson problemet që ekzistojnë prej kohe. Prodhuesi i automobilëve Daimler në fund të javës së kaluar korrigjoi për herë të dytë këtë vit, parashikimet ekonomike dhe tani mori vendim ta ndalë prodhimin për një kohë më të gjatë nga sa ishte planifikuar.
Shpresat për përmirësim të situatës pas vitit 2010
Zëdhënësi i Daimler-it, Jërg Hove (Jörg Howe): "Në përgjithësi, të gjithë prodhuesve të automobilëve iu duhet të përballen me shitje në rënie. Kështu ishte në tremujorin e tretë dhe aktualisht tregjet vazhdojnë të jenë po aq të vështira si më parë. Kjo lidhet edhe krizën financiare, nuk është fenomen gjerman por mbarëbotëror dhe ne nuk bëjmë përjashtim."Edhe pse gjatë dekadave të kaluara sektori ka kapërcyer disa faza të vështira, situata aktuale i kapërcen të gjitha, mendon eksperti i automobilëve Volfgang Majnig (Wolfgang Meinig), nga instituti kërkimor për ekonominë e makinave në Bamberg: "Si pasojë e ndërthurjes së krizës mbarëbotërore të automobilëve me krizën dramatike financiare, nuk mund të pritet që gjërat të rregullohen përpara vitit 2010 ose 2011. Për fat të keq na duhet të pregatitemi për një fazë shumë të gjatë zhvillimi me ritme të kohës së krizës. Mendoj se fundi i krizës ende nuk është arritur edhe sa i përket industrisë së automobilëve."
Skenarë të ndryshëm po asnjë zgjidhje
Ngjashëm e vlerëson situatën edhe Shoqata e Industrisë Gjermane të Automobilëve. Shoqata konsideron mungesën e vendosmërisë së politikës gjermane, si një nga shkaqet e krizës. Ashtu si dhe më parë nuk ka asnjë zgjidhje në horizont për tatimin e automjeve. Kjo shkakton pasiguri të madhe tek konsumatorët. Ata presin impulse fiskale për të vendosur për mjete më pak të dëmshme për mjedisin.
Por prodhuesit e automobilëve, duhet të pranojnë edhe akuzën se kanë injoruar apo nuk kanë kuptuar disa tendenca. Një shembull për këtë është propulsori hibrid ku japonezët kryesojnë. Ndërsa francezët ishin më të shpejtë me filtrat për grimcat. Ndërsa, disa zhvillime pozitive janë neglizhuar, thotë eksperti për industrinë e automobilëve, Majnig: "Industria duhej të kishte filluar tre vjet më parë të zhvillonte në mënyrë konkrete dhe pa kompromise automjetet, për t’i hedhur më pas në treg. Këtu ka patur momente të konsiderueshme vonese. Një nga arsyet është edhe përvoja jo e mirë e mëparshme me konsumatorin."
Sa mund të ndihmojë blerja e makinave me emetim të ulët gazrash?
Disa vjet më parë askush nuk i donte makinat me përdorim të ulët, si modeli Corsa 3 litërsh i Opel-it apo Golfi ekologjik i Volkswagen-it. Tani që kriza është shtruar këmbëkryq, industria kërkon ndihmë shtetërore. Në SHBA koncernet e prekur nga kriza kërkojnë miliarda për zhvillimin e makinave, që konsumojnë më pak karburant. Një tjetër masë shtetërore mund të ishte p.sh. dhënie klientëve e kredive nga banka shtetërore KfW për të blerë makina me emetim të ulët gazrash të dëmshëm.
Por në përgjithësi ekspertët e shohin me skepticizëm të ardhmen. Shumë do të varet nga ajo se si do të shkojnë punët vitin e ardhshëm. Nga kjo do të varen edhe skenaret e ardhshme. Për momentin janë të mjaftueshme ndalimet e përkohshme të prodhimit por nëse kriza vazhdon, do të jenë të domosdoshme masat që prekin fuqinë punëtore. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Bojkot të supermarketeve në Ditën e Konsumatorit, Kaçaniku: Ka shumë abuzime me çmime

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës