Kriza energjetike, në Shkup propozohet që ndriçimi rrugor të shkurtohet për një orë

Edhe pse kryeministri dhe autoritetet kompetente vazhdimisht na rikujtojnë se na pret dimër i vështirë me krizë energjetike, ku mund të përballemi me mungesë të rrymës dhe të mundshme janë edhe kufizimet, në këtë periudhë kur mund të kursehet, kjo gjë nuk po ndodh!
Jane Dimeski, këshilltar në qytetin e Shkupit nga iniciativa qytetare “Shans për Qendër”, ka reaguar duke thënë dritat e rrugëve ndizen pa nevojë në periudhë kur ende është ditë.
“Thonë se është krizë energjetike, por nëse shikon përreth, nuk duket kështu. Tani ora është 19:20, jashtë është ditë dhe ndriçimi i rrugëve tashmë është duke punuar. E njëjta gjë ndodh në mëngjes. Domethënë dritën e ditës e kemi edhe para orës 05:00 dhe llambat punojnë deri rreth orës 5:25”, deklaroi Jane Dimeski, këshilltar në Qytetin e Shkupit.
Ka pasur nismë për të fikur dritat në fasadat e institucioneve publike, por asgjë konkrete nuk është ndërmarrë.
Ndodh shpesh që shandanët në parkun e “Gruaja luftëtare” të ndriçojnë gjatë gjithë ditës, ndonëse autoritetet vazhdimisht theksojnë se rryma duhet kursyer.
Dimeski thotë se gjatë kësaj periudhe verore kur dielli lind më herët dhe perëndon më vonë, energjia elektrike mund të kursehet duke e shkurtuar ndriçimin rrugor të paktën një orë.
“Nëse fillojmë t’i ndezim dritat gjysmë ore më vonë dhe t’i fikim gjysmë ore më herët, do të arrijmë të reduktojmë ndriçimin publik me rreth një orë në ditë, domethënë nuk do të funksionojë në periudhën kur nuk ka nevojë për të, siç është tani, për shembull. Sipas llogaritjeve tona, do të na kursejë nga 100 deri në 150 euro në ditë ose nga 3 deri në 4 mijë euro në muaj, sipas çmimeve aktuale të rrymës”, tha Dimeski.
Tv21 pyeti në Qytetin e Shkupit nëse do të ndërmerret diçka për këtë.
Zëdhënësja Dragana Kalovska, thotë se me fillimin e krizës, Qyteti ka nisur zbatimin e masave të kursimit duke zbehur dritat LED të ndriçimit rrugor në maksimum 70% të fuqisë, por shton se nuk do të ketë kufizime në ndriçimin e rrugëve.
“Qyteti, në interes të sigurisë dhe sigurisë së qytetarëve, nuk ka në plan të fikë ndriçimin publik në orët e mbrëmjes në bulevardet nën autoritetin e qytetit. Kompleti i masave emergjente të kursimit të energjisë, i pari i këtij lloji në Maqedoni, është në fazën përfundimtare. Është bërë zvogëlim i shpenzimeve joproduktive të Qytetit, me qëllim të kursimin e mjeteve që do të mund të viheshin në funksion të tejkalimit të krizës energjetike, që edhe përkundër gjendjes së vështirë ekonomike dhe krizës energjetike, të mos ketë shkurtime nga projektet që janë të rëndësishme për t’u realizuar në interes të qytetarëve”, tha Dragana Kalovska, zëdhënëse Qyteti I Shkupit.
Përndryshe, Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, para disa muajsh ka marrë masa drastike për të kursyer rrymë, kështu që gjatë natës tërësisht e ka fikur ndriçimin rrugor të komunës.
Ai më pas tha se një masë të tillë ka vendosur për shkak të faturave jashtëzakonisht të larta të energjisë elektrike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri