LAJMI I FUNDIT:

Kriza energjetike në Maqedoni, aktivizon bizneset dhe sindikatat me kërkesa dhe propozime të reja drejtuar Qeverisë

Kriza energjetike në Maqedoni, aktivizon bizneset dhe sindikatat me kërkesa dhe propozime të reja drejtuar Qeverisë

Interesi për dru zjarri po rritet dhe kjo nga çmimi i lartë i energjisë elektrike dhe kufizimet e mundshme që kanë shtuar frikën tek qytetarët për të mos mbetur me shtëpi të ftohta para dimrit që po vjen.

Ndonëse çmimi i një metri kub dru është rritur me 20%, aktualisht ngrohja me këtë burim energjie shihet si investimi më fitimprurës.

Nëse deri vitin e kaluar një familje blente 6 ose 7 metër kub dru, tani një familje kërkon 12 ose 13 metër kub.


“Rritja prej 20% ishte e pashmangshme, pra nga 2.500 deri në 3.000 denarë për metër kub”, tha Vladimir Gruevski, drejtor i Ndërmarrjes Pyjet e Maqedonisë.

Subvencionim të çmimit të energjisë elektrike për bizneset dhe institucionet publike, kërkojnë Sindikatatat e Punëtorëve dhe Bizneset.

Në të kundërt do të jetë i pashmangshëm largimi i punonjësve nga puna dhe rritja e çmimit të shërbimeve të institucioneve publike.

“Çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe ndërmarrjet e vogla tashmë është i subvencionuar”, thotë kryeministri.

Teksa nuk mund të ndihmojë as kompanitë e mëdha, sepse nuk ka shumë para në buxhetin e shtetit.

Njoftimet janë se çmimi tremujorin e kaluar do të arrijë në 1000 euro për megavat rrymë në bursat botërore.

Industria kërkon të paguajë 300, 400 euro.

“E imagjinoni se çfarë barrë do të ishte për buxhetin, nëse shteti mbulon 600, 700 euro vetëm për një megavat? Vështirë se ndonjë vend mund ta mbajë barrën”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

ESM duhet të rrisë prodhimin me 25% dhe po bëhen përpjekje që TETO të funksionojë pa ndërprerje që të sigurohet ngrohje gjatë tërë dimrit.

Sindikatat sot kanë sygjeruar një metodë për të kursyer para për institucionet shtetërore.

Ata propozuan që orari i punës të jetë nga ora 09:00 deri në 15:00, kur të ketë dritë të mjaftueshme që do të mundësonte kursim të energjisë elektrike për ngrohje apo punë në zyrë.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Kalo në kategori