LAJMI I FUNDIT:

Krivokapiq: E di se që nga nesër nuk do të jem kryeministër i Malit të Zi

Krivokapiq: E di se që nga nesër nuk do të jem kryeministër i Malit të Zi

Zdravko Krivokapiq ka thënë se e di që nga nesër nuk do të jetë më kryeministër.

Sipas mediave në Mal të Zi, përcjell Telegrafi, Krivokapiq ka thënë se kjo qeveri, nuk mundi t’i mbijetojë sulmit nga brenda.

“E dija se këtë sulm do ta bënin ata që morën më së shumti nga kjo qeveri, që punuan më pak dhe bënë më shumë zhurmë”, citohet të ketë thënë Krivokapiq.


Në këtë drejtim, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e ardhshme kur do të votojnë “t’i hapin sytë mirë”.

Nuk miratohet rendi i ditës, dështon propozimi për shkarkimin e Dritan Abazoviqit
Lexo po ashtu Nuk miratohet rendi i ditës, dështon propozimi për shkarkimin e Dritan Abazoviqit

“Kujtoni kë keni zgjedhur dhe si do të zgjidhni në të ardhmen. Kurrë më mos zgjidhni ata që nuk do të përfaqësojnë interesat tuaja”, ka thënë tutje Krivokapiq.

Reagimi i tij vjen një ditë para se Kuvendi i Malit të Zi të votojë për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së tij.

Reagimi tij vjen edhe në ditën kur një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Malit të Zi, në rendin e ditës të së cilës ishte shkarkimi i zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq, është mbyllur pasi rendi i ditës nuk është miratuar.

Dhe propozimin për shkarkimin e Dritan Abazoviqit e kishte dorëzuar pikërisht kryeministri Zdravko Krivokapiq. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori