LAJMI I FUNDIT:

Kritikohet Lorik Cana

Kritikohet Lorik Cana

Fundi i sezonit zhgënjyes te Nantes ka bërë që mediat të bëjnë një bilanc të sezonit dhe Lorik Cana nuk është ndër të përkëdhelurit në këtë drejtim.

Faqja 20minutes.fr është përqendruar gjatë te kapiteni i Shqipërisë, i cili konsiderohet një zhgënjim te Nantes, ku shkoi verën e shkuar si një lojtar i afirmuar dhe është një ndër lojtarët më të paguar të klubit.

Megjithatë, duke luajtur si qendërmbrojtës Cana ka bërë gabime të shumta dhe ka qenë tepër i ngadaltë.


Statistikat janë kundër 32-vjeçarit, sepse në 20 ndeshje që ka luajtur në Ligën 1, Nantes ka humbur 11 herë e ka fituar vetëm 5 herë. Me Canën në formacion, Nantes ka pësuar 28 gola në 20 ndeshje, ndërsa pa të vetëm 9 gola në 14 ndeshje.

Theksi vihet te forma fizike e qendërmbrojtësit tonë, pasi dëmtimet e kanë shqetësuar gjatë gjithë sezonit, por gjithashtu një arsye për formën e tij të dobët është edhe partneriteti që nuk ka funksionuar asnjëherë me qendërmbrojtësin tjetër Vizkarrondo, i cili gjithashtu është një lojtar i fuqishëm, por i ngadaltë.

Pakënaqësia e tifozëve të Nantës ka qenë e madhe, duke e akuzuar Canën se e ka përdorur Nantesin vetëm për të ruajtur formën fizike para Euro 2016, por ndërkohë një ndër shokët e skuadrës e mbron: “Ne nuk e kuptojmë pse tifozët janë të zemëruar me të. Cana luan një rol të rëndësishëm në dhomat e zhveshjes me eksperiencën e tij, sepse shumica e lojtarëve janë të rinj në moshë”.

Edhe gazetari veteran Olivier Quint jep opinionin e vet: “Cana ka pasur probleme në njërin gju dhe gjithashtu nuk ka një partner ideal në qendër të mbrojtjes. Euro 2016 është shansi i jetës dhe duhet ta kuptojmë, sepse nuk do të ketë më raste të tilla në karrierë”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

La Liga
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Kalo në kategori