Mënyra se si e ka menaxhuar Kristi Aliaj ndarjen nga Keisi Medinin, është vlerësuar edhe në emisionin “Wake Up” nga Blendi Salaj, Enxhi Nasufi e Neada Muçaj.
Ish-banori i ‘Big Brother VIP 2’e kaloi me sportivitet këtë ndarje, nuk ka bërë drama dhe nuk e ka lejuar veten të mërzitet për këtë gjë, sepse do të ishte diçka që banorët e tjerë do ta përdornin dhe do e sulmonin.
Ai shprehet se ishte një fije peri shumë e hollë, ku situata mund të dilte nga kontrolli dhe e konsideron atë si një moment delikat. Gjithashtu është shprehur se nuk dëshironte ta dramatizonte këtë gjë për të ndenjur brenda shtëpisë, pasi që nuk ishte në tipin e tij kjo gjë.
“Ishte një fije peri, një fije shumë e hollë. Ishte një moment shumë delikat edhe për mua edhe për shtëpinë. Njerëzit e kishin fokusin shumë aty, tek ajo gjë dhe unë e dija”.
“Kisha arsye ta dramatizoja, po të doja, por nuk e bëra. Ata ishin gati të më kapnin në këtë pikë. Lorenci po më provokonte shumë”.
“E menaxhova në këtë mënyrë, thashë nuk do e dramatizoj, nuk kam as çfarë fitoj nga dramatizimi i kësaj situate me thënë të drejtën. Për të ndenjur në shtëpi, të bëja diçka të tillë, nuk është fare në tipin tim. Kam pasur shumë durim”, citon Top Channel fjalët e Kristit.