Përvoja e Kristen Stewart gjatë veshjes së një kopje pothuajse identike të fustanit ikonik të nusërisë së Princeshë Dianës nuk ishte aq emocionuese sa mund të shpresohej.

"Veshja e fustanit ishte një ditë drithëruese", tha aktorja, 31 vjeçe, për Entertainment Tonight në tapetin e kuq në premierën e "Spencer" javën e kaluar.


Stewart, e cila portretizon princeshën e ndjerë Diana në film, shtoi se skena e fustanit të dasmës është e ngulitur në një "montazh" të disa momenteve që shkëlqejnë para syve të saj - duke përfshirë martesën e saj me Princin Charles në 1981.

SPENCER Një vështrim nga prapaskenat e Kristen Stewart-it e veshur me kopjen e fustanit të nusërisë gjatë xhirimeve të filmit

"Spencer" bazohet në ngjarje të vërteta, duke përfshirë edhe atë se fundjava e festave është koha kur Princesha Diana vendosi se ishte koha për t'i dhënë fund martesës së saj me Princin Charles.

Stewart ka fituar shumë bujë për Oscar për performancën e saj në filmin, të cilin The Post e quajti "jashtëzakonisht brilant". /Telegrafi/

2f82804f614de8f698a735.04030395