Kris Jenner shet shtëpinë në Hidden Hills për 15 milionë dollarë

Nëna e Kylie Jenner, Kris Jenner, tashmë njihet për investimet dhe bizneset që bën herë pas here dhe një gjë të tillë e ka bërë së fundmi.
Ajo bleu shtëpinë në Hidden Hills prej 9,400 metra katrorë, me gjashtë dhoma gjumi dhe tetë banjo në nëntor 2017 për 9,9 milionë dollarë dhe thjesht e shiti atë për 15 milionë dollarë, sipas TMZ.
Marrëveshja raportohet se është bërë jashtë tregut dhe blerësja e kësaj rezidence luksoze është Katharina Harf e kompanisë, Coty Inc..

Coty Inc. mund të duket e njohur - është e njëjta kompani që bleu një shumicë të aksioneve në kompaninë kozmetike të Kylie Jenner për 600 milionë dollarë - dhe e bëri atë miliardere.
Harf do jetë në gjendje të shijojë pishinën dhe shtëpinë e mrekullueshme dhe për më shumë ajo tani është fqinje me Kim dhe Kanye West.
Shitja e shtëpisë për herë të parë u raportua nga Variety.

Ndërkohë, Kris ka një shtëpi tjetër në Hidden Hills dhe një afër Palm Springs.
Disa pamje brenda shtëpisë përrallore të Jenner mund t’i shikoni më poshtë:


/Telegrafi/
































































