LAJMI I FUNDIT:

Kriminelët e kërkuar në veri i rrahën policët e Kosovës (Foto)

Kriminelët e kërkuar në veri i rrahën policët e Kosovës (Foto)
????????????????????????????????????

Disa serbë po regjistronin popullsinë e veriut të Kosovës, e duke ditur se kjo është ilegale, ka vepruar Policia e Kosovës. Por, reagimi i policisë hasi në një rezistencë të organizuar, e madje përrfundoi edhe me të rrahura ndaj policëve kosovarë nga rreth 60 persona që po ndodheshin në objektin e Kryqit të Kuq në veri.

Ndërkohë, nga burime brenda Policisë mësohet se kush ishte pjesë e këtij grupi që tani do të përballen me ‘sulm ndaj personit zyrtar’. Bëhet fjalë për udhëheqësit e krimit në veri si Milan Radoiçiq e Predrag Vukosavljeviq, të cilët aksionin ndaj policisw e kryen në bashkëveprim më disa persona që në veri njihen si ‘Bradonje’(Mjekrroshat).

E të gjithë këta serbë që sulmuan dhe rrahën zyrtarët policor, shërbejnë nën një ombrellë, e që është udhëheqësi i krimit në veriun e Kosovës, Zvonko Veselinoviq, shkruan gazetametro.net.


‘Janë pjesë e grupit të Zvonko Veselinoviqit. Këta janë që kanë shkaktuar probleme por edhe shkaktojnë akoma për ta ndihmuar Listën Serbe për të fituar në veri’, ka thënë burimi i gazetës.

Sulm ndaj policisë në Mitrovicë të Veriut
Lexo po ashtu Sulm ndaj policisë në Mitrovicë të Veriut

Por, këta persona nuk janë të panjohur për publikun, pasi kërkohen zyrtarisht nga shteti serb, e në të njëjtën kohë ata në një mënyrë edhe i shërbejnë interesave të tyre në Kosovë. Kjo pasi, siç mëson Metro nga burime në Policinë e Kosovës, ata krijojnë probleme dhe presion për qytetarët serbë të veriut për të votuar Listën Serbe, e që dihet se ajo punon për interesa të Beogradit në Kosovë.

Madje, njerëzit e njëjtë ishin të dyshuar edhe për sulmin ndaj ish-ministrit në Qeverinë e Kosovës, Jabllanoviq.

Po ashtu, gazeta.metrotro kishte raportuar për ‘kokat e krimit’ që kishin marrë pjesë në fushatën e Listës Serbe ne qershor, pjesë e të cilëve janë edhe të përmendurit më lartë, gjë që tregon se lidhjet janë të kahershme dhe mirë të organizuara.

Ndryshe, policët e sulmuar sot në veri ishin pjesë e një aksioni që qëllim kishte konfiskimin e dokumenteve dhe gjërave të tjera që ishin brenda ndërtesës së kryqit të kuq në veri, ku po dyshohej se po organizohej regjistrimi i popullsisë se veriut, e që po bëhet vetëm një muaj e një javë para zgjedhjeve lokale të 22 tetorit. /gazetametro/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori