LAJMI I FUNDIT:

Krijoi rrjetin e prostitucionit me gra nga Azia, arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë

Krijoi rrjetin e prostitucionit me gra nga Azia, arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë
Foto: Ilustrim

Policia kufitare e Rinasit ka arrestuar këtë të shtunë 38-vjeçaren kineze të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Red light 2”, ku u godit një grup i shfrytëzimit të prostitucionit nga Azia.

Shtetasja në fjalë, së bashku me 52-vjeçaren kineze që u arrestua gjatë operacionit, u siguronin vizave shtetaseve të ndryshme nga Azia dhe i sillnin në Tiranë ku i shfrytëzonin për prostitucion përmes faqeve online si “Escort Tirana”.

Në momentin që vajzat tentonin të dilnin nga rrjeti i prostitucionit ato kanoseshin nga 2 tutoret, dhe u duhet të paguanin shuma deri në 15 mijë euro për të “fituar” lirinë.


Materialet në ngarkim të saj i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe ato të Komisariatit të Policisë Rinas, në zbatim të planit të masave të përbashkët për goditjen e krimeve kufitare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se në pkk Rinas, do të kalonte një shtetase në kërkim, për shfrytëzim prostitucioni, kanë vijuar operacionin policor të koduar

Si rezultat i tij u ndalua shtetasja kineze N. D., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprat penale “Shfrytëzimi prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, dhe “Dëmtime te tjera me dashje”, parashikuar nga nenet 114, 115, 109-b, 90 të Kodit Penal, raporton tch.

38-vjeçarja së bashku me shtetasen Y. Y., 52 vjeçe (arrestuar më parë gjatë operacionit), dyshohet se rekrutonin shtetase kineze dhe filipineze të cilat më pas i shfrytëzonin për prostitucion. Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy shtetaset e arrestuara, me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Lajme
Kalo në kategori