Në takimin e sotëm mes zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe koordinatores rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence, u zyrtarizua krijimi i Fondit të Përbashkët Përshpejtues të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm për Kosovën.
Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës thuhet se Fondi po themelohet me qëllim avancimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm në linjë dhe me realizimin e Agjendës 2030.
“Kontributi fillestar në këtë fond do të jetë i Kosovës dhe ajo në shumën e 200 mijë eurove. Fondi në vazhdimësi mund të rritet në varësi të prioriteteve të përcaktuara dhe në shërbim të përmbushjes së objektivave të parapara, të cilat lidhen ndër të tjera me uljen e shkallës së varfërisë, rritjen e kapacitetit të energjisë së ripërtëritshme, transformimi digjital, si dhe ndërmarrjen e reformave të rëndësishme në sistemin arsimor.
Fondi do të pranojë dhe kontribute nga donatorë e partnerë, teksa ndaj çdo financimi shtesë nga donatorët Qeveria do të kontribuojë në vlerën prej 20% të shumës”, thuhet në njoftim.
Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi përkushtimin e Qeverisë në përmbushjen e OZhQ-ve dhe zbatimin e Agjendës 2030, me fondin si faktor shtesë shtytës dhe katalizator.
“Ne besojmë se angazhimi ynë në krijimin e këtij Fondi do të kontribuojë edhe më tej në përpjekjet drejt krijimit të një shoqërie të barabartë për të gjithë, përmes arritjes së objektivave për zhvillim të qëndrueshëm të cilat janë të pasqyruara edhe në Strategjinë tonë Kombëtare për Zhvillim”, u shpreh zëvendëskryeministri Bislimi përgjatë takimit.
Ndërkaq, Spence e përshëndeti vendimin e Qeverisë për themelimin e këtij fondi bashkë me kontributin fillestar, duke shtuar se krijimi i tij dëshmon angazhimin e përbashkët për të adresuar sfidat komplekse të zhvillimit të qëndrueshëm.
Në përfundim, palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë, në rrugën përpara drejt realizimit të OZhQ-ve dhe Agjendës 2030. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës