LAJMI I FUNDIT:

Krijimi i shtetit Bektashian, pastori: Tradhti kombëtare, Presidenti Begaj të mbledhë Këshillin Kombëtar të Sigurisë

Krijimi i shtetit Bektashian, pastori: Tradhti kombëtare, Presidenti Begaj të mbledhë Këshillin Kombëtar të Sigurisë

Pastori Akil Pano, i ftuar në studion e “Ditarit” me Denisa Pashollin në A2 CNN, i bëri thirrje Presidentit Bajram Begaj që të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të trajtuar çështjen e krijimit të shtetit sovran Bektashian në Tiranë.

Ai e konsideroi propozimin e krijimit të një shteti të ri brenda Shqipërisë si një projekt për copëzimin e vendit.

“Kushtetuta jonë e ka të përkufizuar që Shqipëria është territor i pandarë. Duhet të ndryshojë Kushtetuta, prandaj kjo histori nuk përfundon brenda muajit apo 6 muajve. Nuk ka të bëjë vetëm me shkeljen e Kushtetutës, por është një ide për copëzimin e Shqipërisë. Krijohet një precedent tjetër, që nëse Shqipëria do të krijojë një shtet brenda territorit të saj, çfarë ndodh me jugun e Shqipërisë? Minoritarëve i lind e drejta që të kërkojnë ndarjen”, deklaroi Akil Pano.


“Cenimi i territorit është tradhti kombëtare! Duhet që të trajtohet nga komisione që merren direkt me sulmet ndaj Kushtetutës dhe Atdheut. Presidenti i Republikës duhet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për ta trajtuar këtë çështje. Me vendosjen e një shteti brenda shtetit, qoftë edhe fetar, hapet një paradigmë ndërkombëtare që e vendos Shqipërinë në një raport tjetër me Iranin dhe Turqinë, me vendet ku ka bektashianë. Në Iran janë me miliona bektashianë dhe qendra politike e kësaj popullsie vendoset në Shqipëri”, shtoi pastori Akil Pano.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori