Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se krijimi i një platforme agrare do të bëjë lidhshmërinë nga fermeri deri te prodhuesi dhe nga prodhuesit te shitësi, si dhe prodhimin e produkteve për treg ndërkombëtare në mënyrë që të zhvillohet eksporti dhe konsumi vendor.
Ai këto komente i bëri në hapjen e Panairit të 18-të Ndërkombëtar të Agrobiznesit, Ushqimit dhe Pijeve “Agrokos”, i cili po mbahet në Prishtinë, ku po marrin pjesë prodhues vendorë dhe rajoni.
Lluka tha se pjesëmarrja e një numri të madh biznesesh në këtë panair tregon për rëndësinë që ka kjo ngjarje dhe në të njëjtën kohë dëshmon përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur prodhuesit vendorë në fushëveprimtarinë e tyre duke ua lehtësuar kushtet e të bërit biznes.
“Ne kemi kaluar nëpër sfida të shumta, duke kaluar nga një sistem tërësisht i shkatërruar, mandej kemi kaluar në një fazë ku është subvencionuar prodhimtaria primare me pikat grumbulluese, ndërsa tani kemi kaluar në një fazë ku përmes donatorëve të ndryshëm po tentohet të ndihmohen përpunuesit e produkteve finale. Mirëpo, kjo nuk është e mjaftueshme nëse duam të jemi konkurrues me vendet e BE-së”, tha Lluka.
Kreu i MZHE-së tha se është shumë e rëndësishme të investojmë në bujqësi precize, e cila nënkupton të pasurit në mënyrë automatike prodhimtarinë, të pasurit sensor në tokë për të shfrytëzuar kualitetin e tokës, e si rezultat i kësaj do të ketë ndikim edhe në rritjen e rendimentit.
“Roli i MZHE-së është që përmes projektit që kemi tash me BB-në është që t’i ndihmojmë fermerët që të marrin shkathtësitë bazë në fushën e Teknologjisë së Informacionit gjë që do të ndihmonte edhe në implementimin e praktikave më të mira në këtë sektor”, tha ministri Lluka
Ndryshe, panairi “Agrokos” është shndërruar në një ngjarje të rëndësishme tregtare dhe tradicionale, i cili shërben si urë lidhëse mes bizneseve vendore dhe atyre ndërkombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje