Një 61-vjeçar austriak u arrestua muajin e kaluar për marrëdhënie seksuale në një vend të shenjtë në Japoni me një japoneze rreth të 40-ve, tha policia lokale për CNN të mërkurën.
Çifti u kap duke bërë seks më 22 gusht ndërsa ndodheshin në mjediset e një faltoreje në Kesennuma – një qytet i vogël bregdetar rreth 500 kilometra në veri të Tokios – dhe u përballën me akuza për mosrespektim të një vendi të adhurimit, transmeton Telegrafi.
Policia i tha CNN se ata e arrestuan burrin, nga frika se ai mund arratisej nga vendi, por nuk e arrestoi gruan pasi arriti në përfundimin se nuk kishte rrezik për t’u arratisur.
Burri është liruar nga paraburgimi, por policia tha se nuk mund të zbulonte detaje të dënimit të tij dhe nuk sqaroi nëse ai ishte turist apo banor.
Këto raste nuk përfundojnë gjithmonë me riatdhesim të detyruar, shtoi policia, dhe mund të rezultojnë me gjobë.
Edhe pse një rast i tillë është i rrallë, ka pasur raste të tjera të arrestimit të njerëzve për mosrespektim të faltoreve japoneze. /Telegrafi/