Krerët e institucioneve të Kosovës në korrik do të udhëtojnë në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit shtetit të Serbisë dhe të Bashkimit Evropian.
Aty pritet të diskutohet rreth normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, por shoqëria civile dhe njohës të çështjeve politike në Kosovë, po konsiderojnë se brenda liderëve politik në Kosovë vazhdon të mungojë uniteti.
Njohësi i çështjeve politike, Behlul Beqaj thotë se takimi në Paris do të duhet të kuptohet si vazhdim i përpjekjeve për t’i hapur rrugë vazhdimit të dialogut, që nënkupton heqjen e taksës dhe idesë për korrigjim të kufirit.
Sipas tij, është e rëndësishme se çfarë synimi do të mbrojnë unanimisht politikanët kosovarë atje, në kuadër të përpjekjeve për t’i hapur mundësi vazhdimit të dialogut.
“Ne i kemi dy probleme realisht, por besoj që këto probleme do të jenë në vijën e dytë, apo në prapavijë. Problemi i parë është evident që ne nuk kemi unitet të përpjekjeve të faktorëve relevant politik rreth synimit se ku dhe çka duhet të arrijmë me dialogun rreth normalizimit të raporteve gjithëpërfshirëse që nënkupton edhe obligimin juridik të dy shteteve, apo respektimin e njohjeve të dy anshme. Por problemi i dytë që është jo më pak i rëndësishëm, ndoshta vendimtar është edhe ekzistimi i mosunitetit ndërkombëtar rreth synimeve të këtij dialogu”, thotë ai.
Bazuar në këto nivele mosuniteti, Beqaj thotë se gjasat janë që as takimi i Parisit mos të ketë suksesin e pritur. Sipas tij, ka mjaftueshëm kohë që të shqyrtohen temat që janë diskutabile, me synim që të arrihet një unanimitet edhe brenda Kosovës, edhe ndërkombëtarëve.
Beqaj konsideron se nëse takimi i Parisit nuk do të ketë sukses, atëherë do të mund të thellohet destabilizimi, dhe do të kërkohet rrugë e re për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi.
“Nëse eventualisht nuk do të ketë në pjesën e dytë të lojës e cila ka filluar në Berlin, sukses të prekshëm, unë mendoj se alternativa do të jetë thellimi i destabilizimit dhe kërkimi i një rruge të re për zgjidhjen e problemit mes Serbisë dhe Kosovës, që do të ishte dështim para së gjithash i yni, por edhe i atyre që dëshirojnë të kenë sukses në realizimin e dialogut që ka për synim arritjen e paqes dhe stabilitetit dhe demokracisë në regjion”, thotë ai.
Në Institutin Demokratik të Kosovës, vazhdojnë të bëjnë thirrje për ndërtim të një konsensusi politik, që sipas tyre është qenësor.
Jeta Krasniqi nga ky institut thotë se duhet të ndërtohet një qëndrim unik në Kosovë, të dihet se çfarë kërkon Kosova nga procesi i dialogut dhe çfarë duhet të shtyhet përpara në tavolinën e bisedimeve.
“Ndërtimi i një qëndrimi unik është qenësor, pasi Kosova nuk mund të shkojë me qëndrime të ndryshme të cilat i paraqet në tryezën e diskutimit qoftë me partnerët ndërkombëtar, qoftë përballë delegacionit serb. Ajo çka ne në fakt jemi duke parë për një kohë të gjatë, është që mungon një qëndrim unik, pasi presidenti Thaçi e ka një ide të tij për korrigjim të kufijve, ide e cila nuk mbështetet nga kryeministri Haradinaj por edhe nga partitë politike në Kosovë. Mos pasja e një qëndrimi unik vetëm e dëmton palën kosovare dhe e dëmton drejtpërdrejt qëndrimin e Kosovës pas është e paqartë çfarë Kosova është duke lobuar. Pra cili është qëndrimi i Kosovës dhe çfarë është duke lobuar, qoftë edhe me miqtë e saj ndërkombëtar, çfarë është duke shtyrë në tryezën e diskutimit dhe kjo na penalizon drejtpërdrejt ne”, thotë ajo.
Ndërsa, njohësi i çështjeve aktuale në vend, Rasim Alija nuk pret një unitet mes liderëve të institucioneve shtetërore, sa i përket çështjes që kanë të bëjnë më procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Sipas tij pas përfundimit të takimit në Paris, mund të fillojë një cikël i ri politik në Kosovë, që është përgatitja për zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Ekipi i dialogut, mirëpo edhe kryeministri, edhe presidenti mund të shkojnë të gjithë së bashku në Paris, mirëpo kjo nuk ndryshon gjë në kuptimin e unitetit apo në kuptimin e asaj se çka mund të arrihet në Paris. Jemi dëshmitarë që polarizimet vazhdojnë, kemi qëndrime diametralisht të kundërta edhe të kryeministrit edhe të presidentit, madje kemi edhe një çakordim total edhe të vet ekipit negociator, duke mos e ditur as rolin e tij se çka bën. Shohim takimet e tyre në Bruksel janë takime sipërfaqësore dhe të nivelit tjetër, edhe roli i tyre në udhëtimin së bashku me kryeministrin dhe presidentin nuk është që i jep peshë të caktuar ose vlerë të caktuar, rezultatit ose produktit final që mund të arrihet atje”, thotë ai.
Takimi i Parisit vjen pas Samitit të Berlinit, që u mbajt më 29 prill me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit të Francës Emmanuel Macron.
Në takimin e Parisit ku do të marrin pjesë krerët e institucioneve përballa përfaqësuesve nga Beogradi, pritet të marrin pjesë edhe ekipi negociator për bisedimet me Serbinë./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025