LAJMI I FUNDIT:

Krerët e FFK-së morën pjesë në mbledhjen e TEP, temë kryesore kualifikimet e Evropianit dhe Liga e Kombeve

Krerët e FFK-së morën pjesë në mbledhjen e TEP, temë kryesore kualifikimet e Evropianit dhe Liga e Kombeve
(Foto: ffk-kosova.com)

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe u.d. sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj, sot (e hënë) morën pjesë në mbledhjen online të TEP (Top Executive Programme) të UEFA-s.

Në këtë mbledhje në të cilin mori pjesë presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin, u diskutuan disa çështje të rëndësishme në lidhje me futbollin evropian, teksa tema kryesore ishin çështjet që kanë të bëjnë me kompeticionet e UEFA-s, kualifikimet e Evropianit dhe Liga e Kombeve.

Një tjetër pikë e rëndësishme e kësaj mbledhje ishte edhe shqyrtimi i plotësim-ndryshimit të Statutit të FIFA-s, e ku FFK përmes presidentit Ademi, shprehu mbështetjen për UEFA-n rreth plotësimeve që duhet bërë në statutin e FIFA-s.


Kongresi i FIFA-s do të mbahet në muajin mars dhe FFK do të përfaqësohet nga presidenti Ademi dhe u.d. sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj.

Gjithashtu në këtë takim u diskutuan edhe çështje tjera me të cilat preokupohen federatave anëtare të UEFA-s.

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Premier League
Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Liga e Parë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Liga e Parë
Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Ndërkombëtare
Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

La Liga
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

La Liga
Kalo në kategori