LAJMI I FUNDIT:

Krenar Lloga u takua me Islam Abazin, diskutuan për tenderin për furnizimin e spitaleve modulare

Krenar Lloga u takua me Islam Abazin, diskutuan për tenderin për furnizimin e spitaleve modulare

Ministria e Drejtësisë njofton se ministri Krenar Lloga, me iniciativë të tij, u takua me kreun e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi.

Siç njoftojnë nga ministria, në takim ndër të tjera, u diskutua për procedurën që është duke vazhduar në këtë prokurori në lidhje me tenderin për furnizimin e spitaleve modulare, në kuadër të të cilit ndërmerren veprime me qëllim të shqyrtimit të të gjitha rrethanave, pas së cilës do të merret një vendim i prokurorisë publike.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se sa i përket çështjeve të tjera, u diskutua për Strategjinë e re për Zhvillimin e Sistemit të Gjyqësorit 2023-2027 si dhe për reformat që do t’i mbulojë ajo.


“Prokurori Publik, Abazi, e njoftoi Ministrin e Drejtësisë, Lloga, se është finalizuar prokurimi i fundit publik për rregullimin e objektit të ri ku së shpejti do të vendoset Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në këtë objekt dukshëm do të përmirësohen kushtet hapësinore për punë për prokurorët publikë dhe do të pajiset me një laborator modern të mjekësisë ligjore, i cili do të lehtësojë dukshëm ekspertizën e provave. Takimet koordinuese do të vazhdojnë të mbahen edhe në periudhën në vijim”, thonë nga Ministria e Drejtësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori