Krenar Komoni është një prej shqiptarëve të suksesshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fillim të kësaj jave, ai bëri të ditur përmes llogarisë së tij në Linkedin që kompania e tij Tive Inc, është vendosur në NASDAQ tower. Por kush është Krenar Komoni dhe si arriti që nga Prishtina të arrijë sukses në SHBA? Përmes rrëfimit të tij të bërë për konferencë “Diaspora Flet” do të lundrojmë në jetën e tij profesionale.
Organizata GERMIN në konferencën “Diaspora Flet 2020” e kishte të ftuar Krenar Komonin si një folësve kryesor për të shpalosur historinë e tij lidhur me ndërmarrësi. Në një takim virtual Komoni me një modesti e thjeshtësi shpjegonte se si ka arritur që nga Prishtina të krijojë një kompani gjigante si Tive në SHBA.
Gjatë prezantimit të tij, Krenari, shpaloste kujtimet e shkollës së mesme. Shkollimin e mesëm e kreu në “Xhevdet Doda”, shkollë që në kujtesën e tij vjen si një objekt pothuajse tërësisht i shkatërruar nga lufta por me nxënës tejet ambicioz. Komoni cilëson që është pikërisht periudha e shkollës së mesme që e inspiroi të marr hapa konkret për biznes. Hapin e parë për të hapur një biznes e bëri kur ishte vetëm 15 vjeç.
“Në vitin 1998 ka qenë start up i parë, ku në atë kohë më pati ardhur ideja që të filloj një kompani. Science Logic ka qenë kompania e parë ku unë edhe miqtë e mi bënim uebfaqe, 3D animacione e softuer të ndryshëm”.
Një vit më pas filloi lufta në Kosovë. Ëndrra e tij për të krijuar një kompani sikur u shua për të rilindur me një fuqi edhe më të madhe, menjëherë në Kosovën e pasluftës. Kosova u çlirua dhe me të edhe ëndrrat e mëdha të Krenarit. Krenari vetëm 16 vjeç, dëshironte të praktikonte atë që e dinte, prandaj gjeti mundësi pune në një prej televizioneve të para që u hapën në Kosovë.
“Unë fillova në vitin 2000 në KTV. Aty kam mësuar shumë për start up, pasi isha ndër punëtorët e parë në KTV. Në shtator të vitit 2000 u ndezën dritat e KTV-së e aty kam mësuar se si të fillohet një kompani”.
Ndonëse ende adoleshentë, Krenarit, iu besua pothuajse e gjithë ana vizuale e televizionit. Ai kujton me nostalgji gjithë kohën që ka kaluar si punëtor i KTV-së ku nga afër ka mësuar jo vetëm për profesionin e tij por mbi të gjitha për ndërmarrësi dhe biznes. Ai tregon që ai ishte montazheri i pari që montoi episodën e parë të “Ditarit të Stupcave” që në atë kohë transmetohej në KTV.
Nga një nxënës i një shkolle pothuajse tërësisht të rrënuar si “Xhevdet Doda”, Krenari vetëm 18 vjeç, vazhdoi studimet në një universitet që nga shkolla e vjetër e tij dallonte thelbësisht në pamje.
Universitetin e kreu në Norwich University për Matematikë dhe Inxhinieri kurse masterin e vazhdoi në Tufts University për Inxhinieri Elektronike dhe Shkenca Kompjuterike. Aty filloi që të punojë edhe për kompani.
“Si një student i Norwich fillova të punoj në Bitwace ku dizajnoja çipat e telefonave. Më pas dy profesorë të MTI-së më ftuan që të punoj në një kompani të quajtur Eta Devices dhe më pas për PhonixRF”.
Por ideja për të filluar një kompani si Tive i erdhi larg dyerve të kompanive ku ai punonte. I martuar me një grua nga Korça ai kalonte shumë kohë me vjehrrin e tij që posedonte shumë kamionë.
Tërë kohën e kalonte në zyre dhe në shtëpinë e tij dhe teksa kalonte kohë me të vuri re një gjë. Vjehërri po shqetësohej tërë kohën për destinacionin e kamionëve.
“Non – stop ishte në telefon. Ku janë kamionët, a kanë ardhur apo jo, ku është shoferi i kamionit etj. Gjithmonë ishte me brengë. E në atë kohë në bodrumin e shtëpisë time fillova të punoj një GPS përgjues dhe ato i vendosa në kamionët e tij. Vjehërri ishte shumë i kënaqur dhe më pas filloi edhe një shok i tij që të përgjoj mallrat dhe kamionët”.
Krenari tregon që pikërisht nga vjehërri i tij ka mësuar shumë për kamionët dhe biznesin në përgjithësi. Tani, nga një ide që nisi në bodrumin e shtëpisë së tij dhe kryesisht për ‘të ndaluar brengën e vjehrrit’ ai filloi kompaninë e tij.
“Prej aty kemi filluar me Tive. Tani ne i përgjojmë mallrat në tërë botën. Tani me shtypjen e pullës ne mund të përgjojmë saktësisht se ku është malli, sa është temperatura, lagështia etj. Kemi klientë në tërë botën dhe po rritemi shpejtë”.
Si folës në konferencën “Diaspora Flet 2020” ai kishte edhe një mesazh për të gjithë ata persona që kanë frikë nga dështimi.
“Kur jeta të dhuron limona, merri ato limona dhe ktheji në limonadë”.
Krenari themeloi kompaninë Tive Inc në vitin 2015 dhe tani ka miliona klientë në tërë botën. Fjalimin e tij mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm nga minuta 20:58.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova