LAJMI I FUNDIT:

Kremi nga livanda

Kremi nga livanda

Çdo mbrëmje, në fytyrë të pastruar dhe të tonizuar, përdoret kremi me përbërje të lartë të thartirave yndyrore dhe me vitaminën antioksiduese E, e cila do ta ushqejë dhe do t’ia kthejë butësinë lëkurës.

Përzihen tri lugë të belobazës (bazë për kremra që mund të gjendet në çdo barnatore), një lugë vaj lule dielli dhe një lugë vaj të bajames. Përzihen mirë, derisa të bëhet një masë e njëllojtë. Shtohen 3 deri në 4 pika vaj eterik të livandës, përzihen.

Ky krem përdoret në fytyrë dhe në qafë. Pritet disa minuta derisa ta thithë lëkura, ndërsa teprica largohet me rrathë pambuku. /Telegrafi/