LAJMI I FUNDIT:

Krejt çka duhet bërë gjatë një dite

Krejt çka duhet bërë gjatë një dite

Për një pamje gjithnjë të përsosur, regjimi i shëndetshëm përkujdesës i lëkurës mund të përmblidhet në tre fjalë: pastrim, hidratim dhe trajtim.

Trajtimi për sytë është një domosdoshmëri për t’i dhënë gjithë fytyrës pamje rinore, ashtu si edhe trajtimet specifike kundër plakjes që u adresohen dhe korrigjojnë zona ose probleme të veçanta. Megjithatë, ju mund të shtoni në listë edhe produkte eksfoliuese.

Pastruesit: ndihmojnë në pastrimin e yndyrës së tepërt, mbetjeve të ndryshme dhe makijazhit. Ata në të njëjtën kohë largojnë qelizat e zbehta të sipërfaqes, freskojnë, gjallërojnë dhe rinojnë për një pamje edhe më rinore të lëkurës. Pastruesit, gjithashtu e përgatisin lëkurën për të përthithur e përfituar plotësisht nga efektet e përbërësve të dobishëm të kremrave kundër plakjes.

Hidratuesit: duhet të përdoren gjatë ditës dhe natës. Hidratuesit e ditës sigurojnë mbrojtje me filtra SPF nga dëmtimet diellore me efekt plakës. Kremrat e natës veprojnë për të përtërirë shenjat e plakjes gjatë kohës që ju flini.


Trajtimet për sytë: janë krijuar posaçërisht për lëkurën delikate të zonës së syve, për të korrigjuar shenjat kyçe të moshës që shpesh godasin këtë zonë, si: rrathët e errët, fryrjet nën sy dhe rrudhat në cepat e jashtëm të syve.

Trajtimet kundër plakjes dhe serumet: Serumet dhe trajtimet specifike, zakonisht ofrojnë një formulë të përqendruar për të dhënë më shumë rezultate të dukshme dhe për të vepruar vetëm mbi një problem të caktuar apo shenjë të plakjes. Është shumë e rëndësishme për kujdesin e domosdoshëm të lëkurës, që ju të përdorni produkte të përqendrua dhe me efikasitet të lartë, si psh. serumin, veçanërisht kur lëkura juaj fillon të shfaq shenjat të dukshme të plakjes.

Produkte eksfoliuese/pastrues të përqendruar: për rezultate më të mira, përdorini dy herë në javë për të larguar lëkurën e vdekur, stimuluar përtëritjen qelizore dhe ‘freskuar’ pamjen e lëkurës. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
Java e 35-të e shtatzënisë: Muaji i tetë po përfundon, trupi juaj është gjithnjë e më i gatshëm për lindje

Java e 35-të e shtatzënisë: Muaji i tetë po përfundon, trupi juaj është gjithnjë e më i gatshëm për lindje

Shtatzëna
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Kate Middleton mban tri unaza në gishtin e unazës, po çfarë përfaqësojnë ato?

Kate Middleton mban tri unaza në gishtin e unazës, po çfarë përfaqësojnë ato?

Kalo në kategori