Sukseset e shqiptarëve tashmë kanë kaluar kufijtë, por jo vetëm me sportistë e këngëtarë.

Kohëve të fundit, një sukses të madh jashtë trojeve shqiptare, është duke e korruar edhe kreatorja Lia Stublla, që deri më tani ka veshur disa emra të njohur ndërkombëtarë.


Duke qenë se së fundmi ka bashkëpunuar me këngëtaren spanjolle, Edurne, njëherësh bashkëshorten e futbollistit të njohur, David de Gea, i cili mbron për skuadrën e Manchester United, ajo ka zbuluar një tjetër bashkëpunim të sajin.

Për Telegrafin, Lia tregon se ka bashkëpunuar edhe me aktoren e producenten e famshme amerikane, Leah Marie Remini.

"Në mesin e shumë yjeve, ne kemi bashkëpunuar edhe me aktoren Leah Remini, e cila ka luajtur në shumë filma, mund të ceket filmi Second Act me aktoren Jennifer Lopez", ka thënë Lia Stublla për Telegrafin.

Leah Remini me fustanin e veçantë të dizajnuar nga Stublla ësht shfaqur në përvjetorin e tretë të "CHILD USA".

77230689 443573869690156 6302723554643279872 n Aktorja Leah Remini me kreacion të Lia Stubllës

Stilistja kosovare deri më tani ka punuar me shumë yje botërore, përfshirë modelen spanjolle, Jessica Goicoechea, aktoren Tiffany Panhilason, të dashurën e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez e shumë të tjerë.

Kreatorja Stublla gjithashtu shquhet për stilin e mahnitshëm dhe trendi, koleksionet e së cilës janë unike dhe shumë të pëlqyera. /Telegrafi/