Ngjarje të rëndësishme në histori kanë prodhuar ndryshime të mëdha. Pandemia e koronavirusit, ndër të tjera ka ndryshuar edhe natyrën e marrëdhënies me punën dhe mënyrën e të punuarit.
Zhvendosja e punës nga zyra në shtëpi ose në ambiente tjera jashtë zyrës, ka ekzistuar dhe përpara kësaj pandemie, por përhapja masive – në të njëjtën kohë në të gjithë botën – këtë herë ka ardhur si një formë që do të rezistojë edhe në të ardhmen.
Ngjarje të tilla, me ndikim të jashtëzakonshëm social dhe ekonomik, orientojnë gjithashtu drejt mbylljes së disa tregjeve dhe hapjes së disa të tjerave. Edukimi online, fitnes online, e-commerce, edukimi shëndetësor online etj., lulëzuan së bashku me punën “remote” (nga distanca) në industri të ndryshme. Industria e komunikimit mbetet ndër ato industri që jo vetëm reziston, por përforcohet në kushtet e reja.
Në fillim, përshtatja ka qenë e vështirë pasi shumë kompani nuk kishin përvojë të mëparshme të punës remote dhe nuk kishin protokolle dhe mjete të gatshme për ta bërë atë funksionale. Gjithashtu, funksionimi nën stresin e pandemisë dhe frika për të nesërmen, krijuan një situatë edhe më të vështirë: shumë njerëz që humbën jetën, familjarë të sëmurë, shkollimi i fëmijëve online, frika për humbjen e punës/biznesit dhe mbyllja në shtëpi, krijuan një kontekst mjaft me stres për të pasur efiçiencën e duhur. Por, pavarësisht arsyeve se përse kjo metodë u imponua në mënyrë të menjëhershme dhe globale, kompanitë zbuluan përfitimet e saj për zvogëlimin e kostove për punëdhëniësit, por dhe rritjen e përfitimeve financiare për punëmarrësit.
Çfarë ndikimi ka ky ndryshim i befasishëm në produktivitetin në punë?
Nga përvoja me stafin e agjencive tona, përgjatë periudhës së pandemisë, shumë sjellje dhe procese të punës dhe komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm, ndryshuan natyrshëm e janë bërë pjesë e jona edhe pas kthimit në zyrë.
Disa nga ndryshimet e vëna re gjatë kësaj periudhe janë:
– Produktiviteti është shtuar, sepse konteksti i ri ka provokuar nevojën për të provuar gjëra të reja, mendime të reja dhe ka nxitur të menduarin ndryshe, sjelljen e risive për zgjidhje në situata të panjohura.
– Gjatë punës në shtëpi, çdo punonjës përshtat agjendën e tij të ditës, gjë që i ka dhënë atyre një sens lirie në punë, por gjithashtu përgjegjësie edhe më të madhe.
– Një disponueshmëri më e madhe për ta ruajtur vendin e punës në kohët e vështira, ku shumë njerëz në botë e humbën atë.
– Një zbehje e aftësive sociale, por shtim i ndjenjës së empatisë.
– Riorientim në zhvillimin personal, për t’i mbijetuar kushteve të reja.
– Fokusi është kthyer te gjërat prioritare për t’u zgjidhur. Mbledhjet janë më të shkurtra online (ose me më pak të pranishëm në sallë) dhe vëmendja kthehet te çështjet më thelbësore.
– Në gjithë këtë realitet të ri, roli i teknologjisë mbetet më i rëndësishmi në funksionimin me efiçiencë të punës remote, ndaj nevojitet investim në teknologji (në aftësi dhe pajisje).
Pasi çdo gjë duket se është riformatuar, ka një gjë që mbetet jo vetëm e pandryshueshme, por që merr një vlerë të shtuar në kontekstin e ri në industrinë tonë: talenti dhe krijimtaria.
Pikërisht pika e fundit është thelbi i industrisë tonë. Nëse buxhetet dhe komunikimet ndryshojnë, marrin shifra dhe forma të ndryshme në kohë të ndryshme, burimet njerëzore që sjellin ide dhe aplikojnë zgjidhje kreative nuk zëvendësohen dot nga robotët dhe risitë digjitale. Shfrytëzimi në formën e duhur dhe efikase i këtyre talenteve dhe kreativitetit që ato sjellin në industrinë e marketingut në realitetin e ri të punës remote, do të jetë sfida më e rëndësishme e agjencive të marketingut dhe gjithë profesionistëve të komunikimit, pasi gara bëhet më e fortë. Sfidë që në të vërtetë mbetet dhe “asi nën mengë” qoftë për agjencitë, qoftë për profesionistët freelance në këtë industri. Nevoja për të gjetur zgjidhje në kushte të panjohura, do të prodhojë forma të reja komunikimi, gjuhë të re në dërgimin e mesazheve, kreativitet në realizimin e eventeve në protokolle të reja, përsosje të komunikimit digjital dhe dizajn në një nivel të ri krijimtarie për t’ju përshtatur kohës.
Duket se deri në një kohë të pacaktuar, puna remote do të marrë përmasa edhe më të mëdha dhe do të bëhet pjese dhe zgjedhje e rutinës sonë, ndaj ne si specialistë të fushës së marketingut dhe komunikimit duhet të reflektojmë e gjejmë mënyrën si të përsosim pikën tonë më të fortë, që është dhe kura që do na çojë përpara në një botë që ka nevojë të shërohet: kreativitetin.
(Autori është CEO/Themelues i Vatra Agency)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës