Rritja e kreatininës në gjak kërkon një vizitë të menjëhershme te mjeku
Kreatinina mund të përcaktohet vetëm nga analizat laboratorike të gjakut në urinë dhe është një nga faktorët e rëndësishëm për prodhimin e energjisë në muskuj.
Mjekët rekomandojnë që të kontrollojmë kreatininën nëse dyshojmë për sëmundje të veshkave.
Personat që vuajnë nga diabeti duhet ta bëjnë këtë analizë disa herë në vit.
Kreatinina, që është një nënprodukt i metabolizmit, ndodhet në muskujt tanë. Veshkat kanë rolin e filtrimit të këtyre produkteve të padëshiruara dhe nxjerrjes jashtë të tyre nëpërmjet urinës, transmeton Telegrafi.
Vlerat e referencës
Nivelet e kreatininës në gjak prej 2.0 mg/dl (150 μmol/l) ose më shumë te foshnjat dhe 10.0 ose më shumë te të rriturit mund të tregojnë sëmundje të rëndë të veshkave, nevojën për dializë dhe largimin e saj nga gjaku.
Vlerat e ngritura të kreatininës
Shkaqet e mundshme të vlerave të ngritura të kreatininës përmenden më shpesh si:
▪ Infeksioni i veshkave, mund të shkaktohet nga barnat dhe toksinat
▪ Sëmundjet autonome, kur qarkullimi i gjakut nëpër veshka zvogëlohet
▪ Komplikimet e diabetit
Nuk është e rrezikshme nëse kreatinina rritet në afat të shkurtër. Kjo mund të jetë pasojë e dehidrimit dhe rritjes së aktivitetit fizik në periudhën e mëparshme.
Nëse mostrat e përsëritura të gjakut tregojnë një nivel të lartë të kreatininës, duhet të vizitoheni te mjeku. /Telegrafi/