LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi tregon se në Rambuje e propozuan që ai të jetë kryeministër në Qeverinë e Përkohshme, por kush e pengoi emërimin e tij (Video)

Krasniqi tregon se në Rambuje e propozuan që ai të jetë kryeministër në Qeverinë e Përkohshme, por kush e pengoi emërimin e tij (Video)

Ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, tregon një histori se çka kishte ndodhur në Rambuje, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu.

“Konferenca e Rambujesë, atje ka qenë një marrëveshje mes forcave politike shqiptare. Në atë konferencë marrëveshja është bërë që pasi të kthehemi nga Rambuje të krijohet Qeveria e Përkohshme e Republikës së Kosovës dhe kryeministër të isha unë. Mbi atë bazë është bërë marrëveshja. Jo unë, por të tjerët janë marrë vesh dhe Rugova nuk do të shkruante një marrëveshje, pa e pasur një marrëveshje pa e pasur emrin e kandidatit”, thotë Krasniqi.

Ai thotë se mbi bazë të kësaj marrëveshjeje gojore është nënshkruar edhe marrëveshja gjashtëpikëshe.


“Mirëpo, kjo marrëveshje është shtrembëruar, duke i njoftuar anëtarët e Shtabit se Jakupi me ndonjë tjetër, por të përqendruar tek unë, nuk është më UÇK, është LDK. Kështu jam anatemuar që atëherë. Ishte veç një arsye që unë kisha qenë në LDK”,thotë Krasniqi në emisionin “Përballje”.

Krasniqi: Dekoratën nuk e pranova për arsye personale dhe për shkak të kritereve (Video)
Lexo po ashtu Krasniqi: Dekoratën nuk e pranova për arsye personale dhe për shkak të kritereve (Video)

Krasniqi thotë se kundërshtimi i emërimit të tij në krye të qeverisë së përkohshme ishte se pse ai ishte më racional edhe në komunikimin me njerëz.

“Ndoshta ka qenë edhe njw faktor tjetër, se unë kam qenë në moshë më të pjekur, e ai [Thaçi], ka qenë më i ri. Ndoshta ka qenë edhe fakti që unë kam qenë në LDK dhe e kanë njohur aktivitetin tim edhe në atë drejtim”, thotë Krasniqi.

Sidoqoftë Krasniqi thotë se angazhimi i tij në politikë e ka bërë hapur dhe para interesit kombëtar nuk e vendos interesin personal.

Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me gazetar Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë nga ora 20:10 në RTV Dukagjini e Telegrafi.com./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Lajme
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori