LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Të japin përgjegjësi ata që e degraduan arsimin

Krasniqi: Të japin përgjegjësi ata që e degraduan arsimin

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi ka vlerësuar se njerëzit që e kanë degraduar arsimin dhe edukimin e njeriut tonë, që i lënë njerëzit pa dinjitet e integritet, duhet të japin përgjegjësi e jo të na dhënë ligjërata koti.

Krasniqi këtë vlerësim e ka bërë në një shkrim të postuar në Facebook, pas publikimit të raportit të PISA-s.

Lexojeni të plotë postimin e Krasniqit:


“A U DESHTË PISA QË TE NA I HAPË SYTË?

U mendova goxha gjatë: të them apo mos të them diçka për Raportin e PISA-së! Pasi folën ata që e kanë sjellë në ketë deregje arsimin dhe edukimin, pse mos të flas edhe unë që aq shumë e desha arsimin dhe edukimin dhe punova tepër pak në procesin e arsimit. Athua u dështë të vie ky raport i PISA-së që ta shtronim në rend të ditës, segmentin më të rëndësishëm të zhvillimit e të progresit në vendin tonë, segmentin më të rëndsishëm të arsimit e të edukimit te kombit tonë?!

Njerëzit që e kanë degraduar arsimin dhe edukimin e njeriut tonë, që i lënë njerëzit pa dinjitet e integritet, duhet të japin përgjegjësi e jo të na dhënë ligjerata koti?! Ata që e kanë katandisur në ketë nivel arsimin dhe edukimin, kurrë, kurrë, nuk mujnë ta nxjerrin nga kjo gjendje e mjerë. Madje këta as nuk dinë e as nuk dojnë të bëjnë më mirë. Te tillëve, vetëm errësira e pa dija mund t’ua ruaj privilegjet e fituara me muskuj!” (sic.), ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori