LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Shpend Ahmeti i gatshëm t’ia lëshoj drejtimin e dialogut LDK-së ose Vetëvendosjes (Video)

Krasniqi: Shpend Ahmeti i gatshëm t’ia lëshoj drejtimin e dialogut LDK-së ose Vetëvendosjes (Video)
Frashër Krasniqi

Deputeti i PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Frashër Krasniqi ka thënë se LDK ka pasur qëndrime të ndryshme për drejtimin e dialogut në të kaluarën.

Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në marrëveshjen e VLAN, kryeministër ishte planifikuar të bëhej Ramush Haradinaj ndërsa në të njëjtën marrëveshje shkruhej se drejtimin e dialogut e merr Lëvizja Vetëvendosje.

“Këtë marrëveshje e ka nënshkruar vetë zoti Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Visar Ymeri apo Albin Kurti kush ka qenë drejtues i Lëvizjes Vetëvendosje…Pra vetë LDK ka pranuar që dialogun ta drejtojë një subjekt tjetër e jo kryeministri”, tha Krasniqi.


Deputeti i PSD-së ka thënë se dialogu është proces i rëndësishëm dhe duhet të përfshihen të gjithë faktorët politikë e jo vetëm Qeveria.

Krasniqi ka thënë se nëse opozitës e sidomos LDK-së nuk i pëlqen përbërja e ekipit negociator dhe drejtuesit e saj, PSD janë të gatshëm të tërhiqen.

“Kosova ka nevojë për një trupë që unifikon skenën politike. Nëse nuk iu pëlqen trupa, krejt në rregull, ne tërhiqemi dhe ejani ju dhe drejtojeni, kushdo qoftë LDK apo Vetëvendosje. Vetëm të kemi unitet. Ne nuk po insistojmë me çdo kusht të kemi rolin kryesorë në dialog”, tha ndër të tjera Frashër Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori