Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi gjatë raportimit të tij në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, ka deklaruar se Serbia po e shkel marrëveshjen e CEFTA-së dhe MSA-në në shumë aspekte karshi Kosovës.
Sipas tij rreth 90 për qind e mallrave serbe që po hyjnë në Kosovës kanë shenjën e konformitetit 3A e që ndalohet me marrëveshjen e CEFTA-së.
Krasniqi tha se kanë nisur konfiskimi i këtyre mallrave, por që nuk është bërë publik si aksion me qëllim që mos të dëmtohet procesi i dialogut Kosovë-Serbi.
Ai tha se problematike mbetet që të gjitha bizneset që transportojnë mallra drejt Kosovës nëpër Serbi po detyrohen që të largojnë mbishkrimin Republika e Kosovës dhe ta vendosin “Kosovo Metohija”.
Ministri shtoi se ka bërë thirrje që kjo të rregullohet dhe ka marr garancinë nga zyrtarë të CEFTA-së dhe kjo do të përmirësohet shpejt.
“Një çështje tjetër që e kemi ngritur është barriera doganore që po i vendos shteti i Serbisë në kuadër të atyre bizneseve që transportojnë mallra nëpër Serbi nga vende të ndryshme të të vendeve perëndimor, ku cak kanë Kosovën. Kjo ka ndodhur për faktin se shteti I Serbisë që ka filluar të kërkoi përmbajtjen që përmbajnë e çdo produkti shënimin lidhur me deklarimet për shëndetit publik është Republika e Kosovës, sepse destinacion produktet e tilla kanë Republikën e Kosovës, ndërsa shteti i Serbisë kërkon që të largohet totalisht ose të vendos Kosovo Metohije e kemi ngritur këtë shqetësim sepse është në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-së dhe MSA-së“, deklaroi tutje.

Krasniqi ka ngritur çështjen e mallrave të shumta të këtij shtetit që hyjnë në Kosovë me shenjën e konformitetit 3A. Ai tha se të gjitha produktet që hyjnë në Kosovës duhet të mbajnë shënimin CE ose KK që është shënim i Kosovës, por që sipas tij këtë nuk po e respekton shteti serb.
“Problemi i konformitetit të mallrave apo shënimit të produkteve që importohen në Kosovë. Në bazë të marrëveshjes së CEFTA-së që kemi me MSA-në deklarohet se në territorin e Republikës së Kosovës në marrëveshjen që janë gjashtë shtete nënshkruese të kësaj marrëveshje thuhet se çdo marrëveshje duhet të mbaj shënimin me CE ose KK që është shënim I Kosovës, ndërsa po ndodh nga shteti i Serbisë që deri më tani hyjnë produkte në vendin tonë me shënimin e 3A që është në kundërshtim me marrëveshjen e CETFA-së. Ne e kemi ngritur këtë shqetësim dhe kemi konsideruar që për të mos e dëmtuar procesin e dialogut që ka nis tani kemi kërkuar të ndërmarrë masa si CEFTA-a ashtu edhe BE-ja dhe të përmirësojnë deklaracionet e tyre që hyjnë produktet serbe në territorin e Kosovës, jemi duke pritur deri në fund të javës dhe sigurisht që ne do kemi edhe konsulta me kryeministrin dhe komisione të ndryshme dhe në të ardhmen do të marrim masa për ta zbatuar marrëveshjen e CEFTA-së”, tha Krasniqi. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë