LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Qytetarët e Drenasit i dhanë leksion politikës shqiptare

Krasniqi: Qytetarët e Drenasit i dhanë leksion politikës shqiptare

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma-s, Jakup Krasniqi ka deklaruar se vullneti politik i drenicasve me shumicë ishte për ndryshim në qeverisje.

Ai ka uruar qytetarët e Drenasit, ndërsa ka thënë se vullneti i tyre do të triumfojë.

Ky është postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:


“Qytetarë te Drenasit,

Ju dje treguat fuqishëm se Vdekja politike, askujt nuk i vie nga kundërshtarët politik! Vdekja politike e secilit vie nga nënshtrimi i vullnetshëm i gjithësecilit njeri! Këta Burrat e Mëdhenjë (ne foto) te Lavdisë Shqiptare edhe pse u ndeshën me armiqtë e shumtë. Vdekja i bëri të përjetshëm politikisht e kombtarisht! Mos të harrojmë! Keta pos shumësisë armike i kishin dhe kundërshtarët politik dhe jo të paktë brenda llojit! Qytetarêt e Drenasit dje përsëri politikës shqiptare ia dhanë një leksion politik! Vullneti politik i drenicasve me shumicë ishte për ndryshim! Ndryshim ne qeverisje. Urime qytetarë te Drenasit! Vullneti Juaj do të triumfoj! Ne i bindemi vullnetit tuaj! Ne nuk duam dhunshëm ta rrembejmë besimin tuaj! Mos harroni, ndryshimi ka vetëm një emër – Isa Xhemajlaj! Ju priftë e mbara! (sic). /Telegrafi/