Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se vendi po kalon vit të vështirë dhe do të mbahet mend si vit i depresionit.
Ai tha se krizat në vend po gjejnë terren të lirë për shkak të paaftësisë së kësaj qeverie.
“Kriza ekonomike po vazhdon të varfërojë qytetarët gjithnjë e më shumë…Kjo qeveri më shpejt se do të mund të imagjinonte dikush është akomoduar në kolltuqe”, tha Krasniqi, duke shtuar se meqenëse “janë akomoduar mirë po vlerësojnë se edhe qytetarët po jetojnë mirë dhe kanë humbur komunikimin me qytetarët dhe krizën ekonomike po e shohin si luftë politike”.
Ai tha po ashtu se Qeveria ka bllokuar edhe investimet kapitale, duke bllokuar rrjedhimisht edhe sektorin privat.
“Ato para që kanë arritur mbi 700 milionë euro dhe i kanë në llogari po shërbejnë për t’u përdorur kohë pas kohe si instrument politik për të ndikuar në dispononim afatshkurtër të disa kategorive të qytetarëve sa herë që qeveria e sheh që dëshpërimi i qytetarëve kanë arritur në nivele të larta”, tha ndër të tjera, Krasniqi.
Kreu i PDK-së më tej prezantoi pesë pikat e kësaj partie për tejkalimin e krizës: të lirohen nga TVSH-ja të gjitha mallrat esenciale për një periudhë 6-mujore, të eliminohet për 6 muaj akciza për produktet e naftës, të lirohet energjia elektrike nga TVSH-ja dhe të subvencionohen 25 për qind faturat e energjisë atyre që konsumojnë deri 1200 kv, të rriten pagat për aq sa është norma e inflacionit dhe të lejohet tërheqja deri në 30 për qind e kursimeve pensionale nga Trusti, me kusht që gradualisht të rimburësohen mjetet e kontribuuesve që kanë më pak se 10 mijë euro në llogaritë e tyre pensionale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia
LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person
LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë
Ish-hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar