Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi i cili po vazhdon të mbahet në arrest shtëpiak si i dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar qeverinë duke e quajtur arrogante.

Postimi i plotë i Krasniqit:“Qe 1 vjet është shty demarkacioni. Po të mos ishte Qeveria kaq arrogante, për 1 vjet do të mund të: 1. Anulonte marëveshjen aktuale, 2. Shkarkonte komisionin e Murat Mehës, 3. Të krijonte një komision të ri ku përfshihen ekspertët dhe opozita, 4. Të rinegocionte çështjen me Malin e Zi, 5. Të arrinte një marrëveshje të re që nuk cënon territor të Kosovës, 6. Ta sillte në Kuvend marrëveshjen e cila do të ratifikohej. Dhe sot nuk do të kishte diskutime se kush po e vonon liberalizimin e vizave, etj”(sic.)