LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Po rrisim kapacitete hapësinore dhe kujdesin për pacientët

Krasniqi: Po rrisim kapacitete hapësinore dhe kujdesin për pacientët

Në konferencën e sotme për medie, Valbon Krasniqi, UD. Drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka njoftuar në lidhje me hapat që ka ndërmarrë ShSKUK për të përforcuar kapacitetet hapësinore për pacientët që trajtohen me COVID-19, por edhe riorganizimin e stafit shëndetësor.

Ai bëri të ditur se nga dita e nesërme 50 mjekë të punësuar nga Ministria e Shëndetësisë do të fillojnë punën dhe do të shërbejnë për klinikat e QKUK-së, transmeton Telegrafi..

“Ne i kemi distribuuar këta mjekë sipas nevojave në klinika do të trajtojnë pacientët me COVID-19. Jemi fokusuar në Klinikën Infektive, Pumologjisë, poashtu nga sot ka filluar që të rritet edhe përkujdesja profesionale ndaj pacientëve me COVID, meqë kemi kyçur edhe fizioterapeutët që do të jenë në funksioni të ofrimit të shërbimeve për këta pacientë”, u shpreh ai.


Duke folur për zgjerimin e kapaciteteve hapësinore në QKUK, ai bëri të ditur se shpejt do të fillojë pranimin i pacientëve të dyshuar me COVID-19, edhe në Klinikën e Neurologjisë, me kapacitet rreth 60 shtretërve.

Drejtori Krasniqi ka kumtuar edhe vendimin që ka marrë për pezullimin e pushimeve vjetore për të gjithë të punësuarit në njësitë e ShSKUK-së, deri më datën 1 Gusht 2020, e gjithë kjo është bërë në koordinim me Federatën Sindikale të Shëndetësisë, Odën e Mjekëve dhe odat e tjera të profesionistëve shëndetësor.

Sipas tij, Komiteti për menaxhim të situatës me COVID-19 në nivel të ShSKUK-së, po takohet në baza ditore dhe merr vendime varësisht nga gjendja dhe nevojat e paraqitura.

Lindita Ajazaj-Berisha, UD. Drejtoreshë e Klinikës Infektive, njoftoi se në Klinikë kanë të shtrirë 111 pacientë, prej tyre 59 me oksigjenoterapi.

Kurse, Gazmend Spahija, përgjegjës i njësisë intensive në Mjekësi Sportive, tha se kanë të shtrirë 18 pacientë që të gjithë në gjendje të rënduar dhe me përkujdesje të vazhdueshme mjekësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati me katër viktima në Shkodër, arrestohen katër policë

Atentati me katër viktima në Shkodër, arrestohen katër policë

Lajme
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Lajme
Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje

Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje

Lajme
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
“U zumë se po më shihte”, dëshmia tronditëse e 14-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Tiranë

“U zumë se po më shihte”, dëshmia tronditëse e 14-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Tiranë

Lajme
Sherri mes adoleshentëve me një të vdekur në Tiranë, Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it në Shqipëri

Sherri mes adoleshentëve me një të vdekur në Tiranë, Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori