Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka përkujtuar 27 vjetorin e ngjarjes së 30 dhjetorit të vitit 1991, të sulmit serb në Prekaz.
Përmes nj shkrimi Krasniqi ka thënën se kjo “ngjarje i dha udhën e mbarësisë Lirisë, Pavarësisë e Ushtrisë sonë – Sigurisë së kombit tonë për dje, sot e nesër.
“N historinë e Kosovës të shekullit XX, nuk ka personalitet tjetër, që Lavdia për lirinë, pavarësinë dhe ushtrinë tonë i shkon më mirë se Adem Legjendarit, pasi ai kurrë nuk e kërkoi lavdin, por e meritoi atë me flijimin më të pazakontë e të panjohur jo vetëm në historinë tonë shumëshekullore”, shkruan Krasniqi.
Më poshtë mund të lexoni të plotë shkrimin e Krasniqit
Veç traditës se njohur shekullore të kombit tonë për Liri e Pavarësi dhe përvojës së kryengritëse së Lëvizjes Kombëtare Klandestine për Çlirim të pas Luftës së Dytë Botërore, formimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka paraprirë dhe ia ka krijuar bazamentin themeltar, rezistenca e armatosur e 30 dhjetorit të vitit 1991 e organizuar nga Adem Jashari.
Parahistoria e UÇK-së pa fije dyshimi që është shumë më e hershme sesa Formacioni i Armatosur i Adem Jasharit i cili dha krah e zë një kthese të re çlirimtare. Në vitin 1991 në Kosovë ishin bërë shumë arrestime dhe ishin zënë shumë armë e burgosur njerëz. Adem e Hamëz Jashari ishin në dijeni të këtyre arrestimeve e burgosjeve që po i bënte armiku në anë të ndryshme të Kosovës. Vendet ku bëheshin këto arrestime e sidomos njerëzit që u arrestuan e patën bindur Komandanti e ardhshëm të UÇK-së, se një ditë forcat armike do t’i shkonin edhe do t’i trokisnin edhe atij në familjen e tij në Prekazin e Poshtëm të Drenicës. Kjo situatë e kishte bërë Komandantin që ta mbante të informuar dhe të përgatitur Formacioni e tij. Ata të gjitha përgatitjet po i bënin për të luftuar kundër armikut në çdo kohë që ai do t’ia mësynte familjes së tij dhe Prekazit të Poshtëm.
Dita e pritshme erdhi në mëngjesin e 30 dhjetorit 1991, kur forca të mëdha policore e rrethuan në familjen e Shaban Jasharit në Prekazin e Poshtëm. Aksioni i hershëm i policisë armike, Formacionin e Armatosur të Adem Jasharit nuk i gjeti të papërgatitur. Që nga orët e hershme të mëngjesit të asaj dite dimërore e deri në orët e vona të mbrëmjes u zhvilluan luftime në mes forcave policore serbe dhe Formacionit të Armatosur të Adem Jasharit.
As sot pas 27 viteve, rezistenca e armatosur e 30 dhjetorit 1991 nuk mund të konsiderohet ndryshe veçse një fillim i mbarë i cili hapi hullinë e drejtimit të kombit tonë në rrugën e Lirisë e të Pavarësisë që i kemi sot. Shumë kush atë rezistencë e interpretuan si mbrojtje e “pragut të shtëpisë”, por në fakt, pushkët e Adem Legjendarit, po bëheshin mbi të gjitha për mbrojtjen e çlirimin e Kosovës, transmeton Telegrafi.
Formacioni i Armatosur i Adem Jasharit që në nismën e tij ishte formuar e përgatitur seriozisht për çlirimin e Kosovës nga pushtimi i gjatë dhe i egër serb. Ndërsa pushka e Adem Jasharit dhe e çetës së tij ishte kushtrimi i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte kushtrimi i popullit të Kosovës, për ta paralajmëruar atë se koha e luftës çlirimtare kishte ardhur. Prandaj për ketë luftë duhej të bëheshin përgatitje serioze.
Kështu nisi rrugën e saj Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ushtria e Adem Legjendarit e cila Kosovës ia solli lirinë, pavarësinë dhe në 27 vjetorin e saj ia solli Ligjësimin e Ushtrisë së Kosovës në Institucionin më të lartë ligjvënës e përfaqësues të Kosovës!
Të gjithë qytetarët e Kosovë, i madh apo i vogël qoftë, zyrtarë shtetëror apo kryezyrtarë qofshin ata veçanërisht, përkuljen, nderimin e falënderimin për çdo ndryshim pozitiv e veçmas për çdo gjë që ka të bëjë për sigurinë e atdheut e të kombit, duhet të bëhen në Memorialin e Prekazit Legjendar. Asnjë veprim idhnak e inatqor i këtij apo atij personi, i madh apo i vogël qoftë s’mund ta zbehë Lavdinë e veçantë të Jasharëve Legjendar!
Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari!
Lavdi Jasharëve Legjendar!
Lavdi gjithë dëshmorëve e martirëve të Kombit!
Lavdia qoftë e përjetshme për të gjithë brezat atdhetar të flijuar për liri dhe atdhe
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri