Krahas situatës më pandeminë COVID-19, Kosova po përballet edhe me një krizë të re politike pas rrëzimit të Qeverisë muajin e kaluar. Lëvizja Vetëvendosje, kërkon që Qeveria e shkarkuar të mbetet në detyrë dhe menjëherë pas pandemisë të shkohet në zgjedhje të reja, por të gjitha partitë e tjera parlamentare janë shprehur në favor të krijimit të një qeverie të re – pa zgjedhje.
Madje presidenti Hashim Thaçi ka paralajmëruar “hapa kushtetues” këtë javë, ndërkohë që LDK është shprehur e gatshme të bëj qeverinë, nëse presidenti u jep mandatin. Jashtë këtyre zhvillimeve politike duket se po qëndron Partia Demokratike e Kosovës, e cila nuk dëshiron të jetë pjesë e një qeverie të re.
Refuzimi i Albin Kurtit për të tentuar formimin e një koalicioni të ri qeverisës duke se po sjell formimin e një tjetër koalicioni, LDK-AAK-AKR.
Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se, cilido të jetë koalicioni që do të sjellë formimin e qeverisë së re, ata do të qëndrojnë në opozitë.
Ai ka bërë të ditur se deputetët e PDK-së nuk do ta votonin Isa Mustafën për kryeministër.
“Isa Mustafën nuk do ta votojmë si dhe nuk do të votojmë asnjë parti që krijon qeveri. Nuk do të votojmë asnjë qeveri që nuk do të udhëhiqet nga PDK. Kemi pritur që z. Kurti do të lëvizë në pajtim me Kushtetutën dhe do të tentojë krijimin e një shumice të re. Pas kësaj vjen një tentativë e re, por ne sërish ne do të jemi në opozitë”, ka thënë shpreh Krasniqi, për Euronews Albania.
Ndërkohë duke folur për takimin e thirrur nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ku Krasniqi ishte i vetmi përfaqësues politik jashtë VV-së pasi partitë e tjera e bojkotuan, nënkryetari i Kuvendit tha se gjatë diskutimeve nuk pati asnjë propozim apo kërkesë dhe e cilësoi takimin propagandë.
Nga ana tjetër, nënkryetari i Kuvendit lë të kuptohet se, PDK mbështet idenë e formimit të një qeverie të re pa shkuar në zgjedhje, pasi thotë se nuk duhet të krijohet vakum.
“Problemi është i z. Kurti në radhë të parë, pasi duke qenë kryeministër ka qenë refuzues në bashkëpunim me opozitën por edhe brenda koalicionit që me veprimet e tij e shkatërroi. Ne si opozitë kemi luajtur rolin tonë dhe me propozime konkrete. Qëndrimi i PDK ka qenë i qartë që nga rezultati i zgjedhje dhe ne do të jemi parti opozitare. Kemi një qeveri që ka një rol kujdestarie dhe nuk ka legjitimitet për të vepruar me kapacitete të plota legjislative, pasi nuk ka të drejtë të propozojë ligje në Parlament”, deklaroi Krasniqi. /Euronews Albania/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Në Shkup u shënua dita e sëmundjeve të rralla, u debatua mbi sfidat me të cilat përballen personat e sëmurë dhe familjarët e tyre

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk