Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se do të përkrahte një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nëse arrihet gjatë kohës së Qeverisë Kurti.
Gjithsesi ai përmendi dy kushte pa të cilat nuk do ta mbështesnin këtë marrëveshje.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot deklaroi se ka mundësi të mëdha të arrihet një marrëveshje brenda mandatit të tij. Krasniqi komentoi dialogun dhe kërkoi që mos të cënohet territori i vendit dhe karakteri unitar i shtetit.
“Nëse Kurti e arrin një marrëveshje me Serbinë, ne e mbështesim”, tha ai.
“Por pa e cenu territorin e Kosovës dhe pa e cënuar karakterin unitar të shtetit tonë. Pak e shumë kemi qëndrimet e njëjta. Dhe kryeministri ka pushtetin dhe fuqinë për të arritur marrëveshjen. Po ashtu ka mbështetje të madhe në Kuvend dhe ka edhe presidenten. Një marrëveshje që vjen me këto kushte do ta duartrokasim, përveç se do ta votojmë. Marrëveshja është e vështirë,. Ka art më shumë në të se sa ka shkencë. Tash a do ta arrijë apo jo mendoj se varet prej tij. Procesi është i komplikuar”.
“Ekipi deri tash realisht krijon më shumë konfuzion se sa të len me shpresë se do të ketë sukses. Ne nuk do të involvohemi në proces. Nuk do ta bëjmë temë të politikës ditore. Sepse Kosova është dëmtuar nga këto”.
“Tema si Asociacioni dhe demarkacioni u patën bërë tema ditore dhe patën krijuar dëme të mëdha. Diskursin opozitar do të mundohemi ta ndryshojmë. Do të sjellim alternativa që do të prekin jetën e përditshme të qytetarëve. Deri sot nuk ka asnjë reagim për rritjen e çmimeve dhe inflacionit. Nuk ka reagim, vetë kryeministri kishte thënë se do të ulet dhe del e arsyetohet në zinxhirin global. Qeveritë e majta kanë mjete të intervenimeve në këso raste. Unë nuk jam në favor të këtyre, por po them se ne do të flasim për këto tema”, tha ai në T7.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës