Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 22 vjetorin e themelimit të kësaj partie ka thënë se PDK është krenare për trashëgiminë e saj politike, si bartëse e kauzës së luftës për çlirim, për angazhimin për pavarësi dhe shtetndërtim.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se kultivimi i lirisë politike e qytetare dhe i shtetit tonë sovran e demokratik ishin themele të kauzës së PDK-së, e cila bëri bashkë patriotë, luftëtarë të lirisë, intelektualë, e qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës.
“Udhëheqësit e PDK-së, së bashku me qytetarët e Kosovës, për vite me radhë dhanë kontribut të jashtëzakonshëm, për ta shtruar rrugën e pavarësisë – duke arritur që ta përmbyllin me sukses themelimin e shtetit në vitin 2008. Atë çfarë PDK-ja dhe njerëzit e saj e kishin mision dhe vizion politik, e manifestuan në ngritjen e shtetit tonë të ri, mbi një themel të fortë, të qëndrueshëm e të
pathyeshëm, duke i dhënë shpirt projektit politik të shtetndërtimit.”, shkruan ai.
Krasniqi thotë se PDK-ja për këto 22 vite ka bartur përgjegjësi të mëdha, por nuk është ndalur kurrë dhe s’ka për t’u ndalur, sepse misioni, angazhimi dhe vlerat politike të saj janë të përbashkëta me aspiratat e qytetarëve të Kosovës.
“Në shënimin e këtij përvjetori, Partia Demokratike e Kosovës është e lënduar, pasi që themeluesit dhe drejtuesit e saj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, për herë të parë nuk janë në mesin tonë për ta shënuar këtë datë. Ata po ballafaqohen me betejën e fundit për dinjitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së pastër për çlirim, nga e cila betejë, jemi të bindur se do të dalin fitimtarë, për t’u kthyer në mesin tonë ashtu siç edhe janë – si heronj”, shkruan Krasniqi.
Postimi i plotë:
Të nderuar anëtarë, zyrtarë dhe përkrahës të Partisë Demokratike të Kosovës,
Të dashur qytetarë,
Krenare për rrugëtimin e saj, për trashëgiminë e saj politike, si bartëse e kauzës së luftës për çlirim, për angazhimin për pavarësi dhe shtetndërtim, Partia Demokratike e Kosovës sot shënon 22 vjet të themelimit të saj.
Urime të gjithëve!
Pas një sakrifice të madhe gjithëpopullore, ideali i shenjtë për liri dhe lufta jonë çlirimtare si projekt u përmbyllën me sukses, për t’i dhënë mundësi realizimit të lirisë në të gjitha dimensionet e saj, si dhe materializimit të pavarësisë së shtetit tonë.
Kultivimi i lirisë sonë politike e qytetare dhe i shtetit tonë sovran e demokratik ishin themele të kauzës së partisë sonë që në fillet e misionit të saj politik, teksa patriotë, luftëtarë të lirisë, intelektualë, e qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës themeluan Partinë Demokratike të Kosovës dhe ecën së bashku në këtë projekt kombëtar.
Udhëheqësit e PDK-së, së bashku me qytetarët e Kosovës, për vite me radhë dhanë kontribut të jashtëzakonshëm, për ta shtruar rrugën e pavarësisë – duke arritur që ta përmbyllin me sukses themelimin e shtetit në vitin 2008.
Atë çfarë PDK-ja dhe njerëzit e saj e kishin mision dhe vizion politik, e manifestuan në ngritjen e shtetit tonë të ri, mbi një themel të fortë, të qëndrueshëm e të pathyeshëm, duke i dhënë shpirt projektit politik të shtetndërtimit.
Tashmë për 22 vjet, Partia Demokratike e Kosovës ka bartur mbi vete përgjegjësitë më të mëdha politike për të forcuar demokracinë tonë, shtetin tonë dhe partneritetin me aleatët tanë.
Gjatë kësaj rruge, PDK-ja ka pasur vështirësi, por shumë më shumë suksese. Ka pasur edhe humbje, por ka arritur shumë fitore. Por, përkundër të gjithave, PDK-ja nuk është ndalur kurrë dhe s’ka për t’u ndalur kurrë, sepse misioni, angazhimi dhe vlerat politike të saj janë të përbashkëta me aspiratat e qytetarëve të Kosovës.
Krenohemi që së bashku me qytetarët kemi transformuar Kosovën dhe i kemi dhënë jetë mundësive zhvillimore të saj. Dhe, jemi të gatshëm e të motivuar për t’i dhënë Kosovës shumë më shumë se deri më tash.
Në shënimin e këtij përvjetori, Partia Demokratike e Kosovës është e lënduar, pasi që themeluesit dhe drejtuesit e saj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, për herë të parë nuk janë në mesin tonë për ta shënuar këtë datë. Ata po ballafaqohen me betejën e fundit për dinjitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës së pastër për çlirim, nga e cila betejë, jemi të bindur se do të dalin fitimtarë, për t’u kthyer në mesin tonë ashtu siç edhe janë – si heronj.
Ndonëse të lënduar, jemi më unikë e më të vendosur se kurrë, që misionin dhe vizionin tonë për shtetin dhe shoqërinë e Kosovës ta shpiem aty ku duhet. Duke u krenuar me të kaluarën tonë dhe me vlerat tona politike në këto 22 vjet, sot ne kemi për mision zhvillimin, mirëqenien dhe krijimin e mundësive të barabarta për qytetarët e Kosovës, veçmas për të rinjtë dhe të rejat e vendit tonë. Një mision që synon ngritjen e shtetit tonë në rang të barabartë mes vendeve dhe shteteve demokratike. Që kultivon marrëdhënie të qëndrueshme e të përhershme me aleatët tanë strategjikë, SHBA-të, Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e tjera mike. Që ka në fokus zhvillimin ekonomik dhe hapjen e perspektivës për zhvillim për çdo qytetar.
Që rrugëton e mirëmbahet nga integriteti, meritokracia, ligji e përgjegjësia. Që është adresë prej së cilës, të rinjtë dhe të rejat e Kosovës gjejnë mbështetje për t’i realizuar ambiciet e veta. Mision për qytetarin dhe mirëqenien e tij. Mision për ta parë në vepër çlirimin e potencialit dhe begative që vendi ynë i dashur mund t’ua ofrojë të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës.
Këtë mision do ta përmbushim bashkë, për të sotmen dhe të ardhmen. Bashkë për Kosovën! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Analistët: Raportet Kosovë-Shqipëri, ashtu si i do armiku?!
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë