LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Kërkesa për dorëheqjen e kryetarëve në veri vjen nga Beogradi

Krasniqi: Kërkesa për dorëheqjen e kryetarëve në veri vjen nga Beogradi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka folur sërish për çështjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri.

Krasniqi u shpreh se kërkesa për dorëheqjen e kryetarëve vjen nga Beogradi.

Ai madje tha se Beogradi zyrtar është fajtori që rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura në veri ishin të ulëta.


“Këtë rezultat e kemi pasur si pasojë e frikësimit të qytetarëve serb nga Beogradi zyrtar. Nuk mund t’i fajësojmë kryetarët për këtë rezultat duhet fajësuar Beogradi që është shkaku i këtij problemi”, tha Krasniqi para mediave.

Ai shtoi se për të mundësuar zgjedhjet e parakohshme në veri, si Qeveri tashmë kanë marrë masat duke hartuar edhe Udhëzimin Administrativ.

“Kosova është palë konstruktive në këtë proces, kemi larguar dy herë nga 25% policinë nga objektet e komunave e kemi Udhëzimin Administrativ i cili i hap rrugë peticionit të qytetarëve për largimin e kryetarëve para përfundimit të mandatit, këto janë veprime të vullnetit të mirë të Qeverisë. Nuk ka asnjë autoritet që mund ti kërkoj kryetarit të një komune të jap dorëheqje ai është akt moral”, tha Krasniqi.

Sipas tij, institucionet e Kosovës nuk duhet që brengosen për kërkesat që vijën nga Serbia.

“Kam takime të vazhdueshme me kryetarët, ata e kanë mbështet procesin e peticionit dhe ata besojnë që kjo është demokracia. Dhënia dorëheqje e kryetarëve është kërkesë e Beogradit. Ne nuk jemi këtu që të brengosemi se çka mendon e çka kërkon Beogradi ne jemi këtu si institucioni të përkujdesemi për demokracinë”, u shpreh ministri.

Ai këto komente i bëri pas dështimit të mbajtjes së mbledhjes së Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku në rend dite ishte raportimi i tij për raportin e auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit lokal, për vitin 2022. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori