Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi përmes një shkrimi, ka komentuar vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mos akreditimin e disa universiteteve.
Krasniqi ka thënë se ky vendim nxiti debat, dhe se nuk është aq e rëndësishme se çfarë është përmbajtja e debatit, e rëndësishme është gjendja në arsimin tonë në përgjithësi e në atë të lartin në veçanti.
Tutje Krasniqi thotë se ministri Bytyqi është ministër i urtë e i kulturuar.
Shkrimi i plotë:
ARSIMIN E ORGANIZOJNË DHE E DREJTOJNË TË DITURIT, ATA QË DUAN TA ARSIMOJNË E PËRPAROJNË KOMBIN
Një vendim i ligjshëm apo i paligjshëm qoftë, në shoqërinë tonë me të drejtë ka nxitur një debat. Nuk është edhe aq e rëndësishme se çfarë është përmbajtja e debatit, e rëndësishme është gjendja në arsimin tonë në përgjithësi e në atë të lartin në veçanti. Cila është kjo gjendje dhe a mundet kjo gjendje t’i përshkruhet një Ministri të urtë e të kulturuar, siç është Ministri Bytyqi? Jo! Kur problemet i kanë krijuar të tjerët ndër vite, askush nuk thotë pse krijuam shumë mami (lexo institucione të pavarura), për te mbytur arsimin e lartë? Populli thotë: “Shumë mami e mbysin foshnjën”! Arsimit tonë i janë bërë shumë mami të varura e të “pavarura”, prandaj, arsimi ynë në përgjithësi, e sidomos arsimi i lartë, nuk mund të kishte fat tjetër nga ky qe po e vajtojmë pas njëzet vitesh.
Kur filloi kriza, sidomos në arsimin e lartë?
Kriza në arsimin tonë filloi atëherë kur, pa u rehabilituar procesi arsimor që ishte i dëmtuar rëndë nga Serbia e Millosheviqit, sidomos në fillim të viteve ’90 të shekullit XX u kalua në Sistemin e Bolonjës. Pas këtij kalimi (a thua i gabuar?!), gabimi tjetër i madh u bë me liberalizimin e arsimit – hapja e universiteteve private pa asnjë kriter të vetëm dhe pa asnjë mekanizëm që kontrollon performancën dhe cilësinë e tij. Në fakt, universitetet private, tani kolegje, nuk kishin për qëllim arsimin cilësor, por për biznesin privat thjesht përfitimin material. Këto universitete kanë filluar në baraka dhe shikoni ndonjërin prej tyre se ku kanë përfunduar. Askush në Qeveritë tona të pasluftës nuk është kujdesur për cilësinë në ato universitete a kolegje private. As Institucioni i pavarur – KSHC – që me ligj i është dhënë ajo përgjegjësi, përkundrazi, po nga ai institucion janë privilegjuar dhe privilegjohen edhe tani kolegjet private (le ta themi disa). Si paska mundësi një institucion i pavarur me 5 a 7 veta mbi bazën e një rekomandimi të ndonjë “eksperti” të jashtëm t’i mbyllë njëherësh tri universitete publike? Pastaj t’i mbyllë edhe disa kolegje private, e t’i privilegjojë vetëm ato që kanë shumë para? Gjërat nuk janë kaq të thjeshta siç po shihen nga disa. Sidomos nga ata që e mbështeten KSHC-në!
Situata e krijuar e obligon Kuvendin e Kosovës dhe Qeverinë që ta shikojnë seriozisht infrastrukturën ligjore ekzistuese. A është e duhura? A duhet ndryshuar? Para se Qeveria e Kosovës të ndërhyjë në vendimin e ngutshëm të një organi të pavarur, ajo duhet urgjentisht se bashku me Kuvendin ta ndryshojnë ligjin dhe përgjegjësinë në arsimin e lartë ta marrë shteti – Qeveria. Përndryshe, cili është roli i Qeverisë dhe i Ministrisë së Arsimit në këtë situatë?
Si kryetar i Kuvendit, dihet kjo tashmë botërisht, kam qenë kundër krijimit të universiteteve publike për vota, pa asnjë analizë a elaborat të studiuar mirë, por atëherë opozita heshtte, heshtte se edhe ajo llogariste në vota. Në demokraci votat janë të rëndësishme, por jo për të shkelur mbi interesin e kombit e të shtetit. Tani universitetet publike janë aty dhe për to duhet të vendosin Kuvendi dhe Qeveria, të mbyllen apo t’ju krijohen kushtet për vazhdimin e aktivitetit studimor. Në një situatë të tillë, Qeveria nuk duhet të flasë se universitetet publike duhet të ekzistojnë për çështje sociale, ajo, para se të ndajë para për autostrada, le të ndajë para për arsimin nëse e ka prioritet, për kryeautostradën e kombit (arsimin), për të tërhequr kuadrot e duhura e jo ta shkelë ligjin që është në fuqi. Ligji duhet ndryshuar e pastaj vijnë veprimet e duhura te institucioneve përkatëse.
Qeveria dhe Ministria e Arsimit duhet të krijojnë një trupë profesionale për t’i kontrolluar të gjithë trupat e deritashme të institucioneve të pavarura apo të Shoqërisë Civile që kanë përfituar nga përgjegjësitë që i kanë pasur ose u janë dhuruar për“ngritjen” e cilësisë, sa ato e paskan ngritur gjatë viteve cilësinë në arsimin e lartë!
Në situatën e krijuar një gjë shihet e dihet! Po zhurmojnë shumë pikërisht ata që deri tani kanë përfituar shumë nga arsimi i lartë, dhe pikërisht pse ky arsim i lartë nuk ka pasur zot shtëpie të përcaktuar qartë!
Gjendja në arsimin tonë seç ma kujtoi thënien e malësores lidhur me vështirësinë për të mbajtur shtëpi: “Mos me kanë për mend e dije, por me kanë për fuqi, Kola i jem i kishte mbajtë tri”!Mbase para qindra viteve, malësorja e jonë e pashkollë e ka ditur se dija e jo fuqia udhëheq me familjen. Prandaj, aq më pak arsimin e bëjnë të fuqishmit apo përfituesit e shumtë që i janë sulur atij nga të gjitha anët për zhvatje!
Si përfundim:Arsimin e organizojnë dhe e drejtojnë jo përfituesit pa parime, por të diturit, të arsimuarit, njerëzit me integritet, ata që qëllim parësor kanë për të arsimuar dhe edukuar të ardhmen e kombit, për ta zhvilluar e përparuar vendin!
Kosova pikërisht për këtë ka nevojë imediate! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
KFOR-i bën patrullime në Istog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë