LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi, Begaj e Totaj drekojnë në Prizren

Krasniqi, Begaj e Totaj drekojnë në Prizren

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka përmbyllur vizitën në Kosovë duke qëndruar në Prizren.

Pas vizitës në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit, pasdite ai ka drekuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin dhe kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totajn.

“Pasdite e këndshme në kryeqytetin historik e kulturor të shqiptarëve, në Prizren, ku drekuam me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe delegacionin e tij, të mirëpritur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.


Ndryshe, kjo është vizita e parë e Begajt jashtë Shqipërisë prej kur është zgjedhur president.

Ai që nga dita e hënë kur ka nisur vizitën në Kosovë ka takuar krerë shtetërorë, ku me nderime të larta është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e më edhe nga kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.

Gjatë ditës së martë, presidenti shqiptar është takuar edhe me krerët opozitarë në vend, por jo edhe me të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo pasi Begaj dhe Abdixhiku nuk janë pajtuar për vendin ku duhet mbajtur takimi.

Presidenti Begaj gjatë qëndrimit në Kosovë ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas homazheve pranë varrezave të mbi 50 të vrarëve të familjes Jashari, Begaj ka vizituar edhe kullën ku për disa minuta ka dëgjuar nga ciceroni historinë e sulmeve nga forcat e armatosura serbe.

Po ashtu, ai ka vizituar edhe muzeun në Prekaz, ku ndodhen fotografi, dokumente e dëshmi të shumta të gjenocidit serb.

Ndërkaq, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Begaj përveç krerët e partive opozitare, ka takuar edhe komandantin e KFOR-it dhe trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori