Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) sot ka vendosur që fushata zgjedhore në Podujevë të jetë pesë ditë, nga 23 deri më 27 nëntor.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se me 9 vota për dhe me dy kundër u votuan afatet kohore.
“Fushata zgjedhore është vendosur që të mbahet nga data 23 nëntor dhe përfundon më 27 nëntor, që i bie 5 ditë. 9 vota për dy kundër. Afatet do të publikohen në ueb faqen tonë”, ka thënë ajo.
Kundër afatit prej pesë ditësh ishte anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Sami Kurteshi i cili tha se fushata më e gjatë zgjedhore është në të mirë të qytetarit për shkak të situatës pandemike.
Ai tha se e mira e fushatës zgjedhore në afat më të gjatë kohorë është se qytetarët mund të mblidhen në tubime më të vogla dhe kështu nuk rrezikohen dhe nga infektimi me COVID-19.
“Nuk shoh objektiva ligjore që të shkurtohen afatet ligjore. E vetmja e mirë e fushatës së gjatë është se lejohen tubimet më të vogla për shkak të pandemisë. Në një fushatë zgjedhore KQZ dhe PZAP kanë mundësi t’i përcjellin aktivitete zgjedhore. Nuk mund ta pranoj një plan operacional që shkurton afatet kohore”, ka thënë Kurteshi.
Por, Arianit Elshani nga Partia Demokratike e Kosovës tha se afati kohor prej pesë ditësh është i pranueshëm.
“Duke u bazuar në diskutimet publike, gjashtë muaj rresht është mbajtur fushatë në Podujevë. Është zhvilluar një fushatë në Podujevë në mars, dhe prej marsit e tutje ajo fushatë ka vazhduar të zhvillohet, siç po thonë. A është pesë apo dhjetë ditë nuk ka ndonjë rol. Deri tek pesë ditë afat është i pranueshëm edhe për qytetarët dhe për partitë politike”, ka thënë ai.
Ndryshe, komuna e Podujevës kishte mbetur pa kryetar Agim Veliu kishte dhënë dorëheqje pas emërimit ministër i Brendshëm. Zgjedhjet në këtë komunë ishin paraparë të mbahen më 15 mars, por për shkak të pandemisë COVID-19, Thaçi, pati vendosur t’i shtyjë ato. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë