LAJMI I FUNDIT:

KQZ tregon të drejtat dhe detyrat e vëzhguesve për zgjedhjet e 6 tetorit

KQZ tregon të drejtat dhe detyrat e vëzhguesve për zgjedhjet e 6 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të nenit 54,55,58 dhe nenit 64.2 pika (a) dhe (b) nenit 128.2 të Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme, Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës si dhe Rregullën Zgjedhore nr. 07/2013, bën pranimin e kërkesave për vëzhgim dhe akrediton vëzhguesit e zgjedhjeve.

KQZ përmes një njoftimi për media thekson se prezenca e vëzhguesve në procesin zgjedhor, bëhet e mundshme me qëllim të promovimit të monitorimit, transparencës, besueshmërisë etj.

Vëzhgues i akredituar: Do të thotë përfaqësuesi i një Subjekti të Certifikuar Politik, Organizatë joqeveritare, qeveritare ose ndërqeveritare, Organizatë ndërkombëtare e specializuar dhe e përfshirë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vendit të huaj, ose media të cilat kanë marrë miratimin nga KQZ-ja.


Të Drejtat dhe Detyrat e Vëzhguesve

Vëzhguesi, ka të drejtë:

T’i vëzhgoj pa u penguar nga askush, përgatitjet dhe mbajtjet e zgjedhjeve, përfshirë takimet pas ditës së zgjedhjeve, dëgjimet dhe aktivitet lidhur me zgjedhjet, ankesat dhe parashtresat lidhur me rezultatet e zgjedhjeve dhe përcaktimin e kandidatëve fitues.

 Të parashtrojnë komente me shkrim komisioneve zgjedhore, dhe këshillave të vendvotimeve.

 Të vëzhgojnë paketimin, transferimin, dorëzimin, trajnimin, numërimin, ruajtjen e sigurt dhe shkatërrimin e fletëvotimeve.

 Të pajiset me kopjet e vendimeve, me protokollet, tabelat, procesverbalet dhe dokumentacionin tjetër gjate gjithë procesit zgjedhor, përfshirë proceset para dhe pas ditës se zgjedhjeve.

Përgjegjësitë e vëzhguesve gjatë ditës dhe procesit zgjedhor janë:

 Të respektojë kërkesat e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligjit për Zgjedhjet Lokale, si dhe Rregullat e KQZ-së.

 Mbajtja e distinktivit të identitetit të vëzhguesit në mënyrë të dukshme kur është i angazhuar në aktivitetet e vëzhgimit.

 Ndalohet bartja e shenjave dalluese të cilat shërbejnë si mjete propaganduese ose ndikojnë në dëshirën e votuesit ose e identifikon atë me një parti te caktuar politike ose kandidati;

 Ndalohet nga vëzhguesi që të ndikojë në dëshirën e votuesit në fshehtësinë e votës dhe në procesin e të votuarit.

Mediat/Qasje në procesin zgjedhor

Stafi i mediave të shkruara apo atyre elektronike (shtëpive mediatike) të cilët duan të hyjnë në qendrat e votimit, në vendvotim apo në qendër për numërim dhe rezultate në ditën e zgjedhjeve apo gjatë numërimit duhet të jenë të akredituar nga KQZ.

 Lejohet të hyjë në qendrat e votimit, vendvotimet dhe Qendrën e numërimit dhe rezultateve, si dhe në objektet tjera të KQZ-së dhe ZKZ-së që janë të hapura për publikun dhe mediat;

 Ju lejohet të bëjnë reportazh, të marrë pamje me kamerë dhe të kërkojë informacione nga kryesusi i Komisionit të Vendvotimit.

Çka ju ndalohet Mediave ?

Stafi i mediave nuk duhet të rrezikoj:

 Integritetin e procesit zgjedhor.

 Heshtjen zgjedhore.

 Privatësinë dhe fshehtësinë e votës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mundet që në mënyrë të menjëhershme të tërheqë akreditimin e stafit të mediave në rast të shkeljes së dispozitave të legjislacionit zgjedhor.

Vëzhguesi i akredituar ka të drejtë për të parashtruar ankesë:

 Ankesë pranë KQZ-së.

 Zyrtarit Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.

 Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Ankesat pranë KQZ-së, Zyrtarëve Komunal të Zgjedhjeve, apo Sekretariatit të KQZ-së duhet të bëhen brenda afatit prej (24) orësh.

Ankesat e tilla duhet të përmbajnë këto fakte:

Faktet për të parashtruar ankesë

 Përshkrimi i fakteve,

 Vendi,

 Koha e ngjarjes,

 Emri i vëzhguesit,

 Emri i subjektit apo organizatës,

 Numri i tij/saj i distinktivit.

Në trend

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
Kalo në kategori