LAJMI I FUNDIT:

KQZ do t’i shpërblejë komisionerët në vendvotimet ku nuk ka parregullsi

KQZ do t’i shpërblejë komisionerët në vendvotimet ku nuk ka parregullsi

Në mbledhjen e sotme Komisioni Qendror Zgjedhor ka akredituar vëzhguesit për zgjedhjet e 11 qershorit.

Miradije Mavriqi nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike ka thënë se aplikimet për akreditimet për vëzhguesit vendor e ndërkombëtar janë në rregull dhe u ka bërë thirrje anëtarëve të KQZ-së që ta mbështesin akreditimin e vëzhguesve, raporton lajmi.net.

Anëtari i KQZ-së, Betim Gjoshi ka thënë se në ato vendvotime ku nuk ka parregullsi do të ishte mirë të shpërbleheshin komisionerët.


“Kjo aplikohet edhe në vende tjera, ku shpërblehen më nga 20 euro ndoshta. Po ashtu mund të shqyrtohet mundësia që atje ku ka parregullsi të iu hiqet pagesa”, ka thënë Gjoshi.

Ai ka theksuar se Sekretariati mund ta shqyrtoj aspektin financiar të këtij propozimi.

Ndërsa anëtari tjetër i KQZ-së, Sami Hamiti ka thënë se ideja për shpërblime është e implementueshme dhe se kjo do të kishte efekt pozitiv në mbarëvajtjen e procesit.

“Mund të shpërblehen ata që kanë punuar mirë, ndërsa të dënohen ata komisionerë ku ka parregullsi. Kjo nuk do të kishte ndonjë kosto të madhe”, është shprehur Hamiti.

Në këtë mbledhje është propozuar gjithashtu që komisionerët para fillimit të procesit zgjedhor të nënshkruajnë një zotim etik për të mos lejuar parregullsi gjatë procesit. Në këtë memorandum sipas kryesueses së KQZ-së,Valdete Daka duhet të sqarohet se ata që lejojnë parregullsi qoftë sa i përket votave të subjekteve apo edhe të deputetëve do të përballen me dënimet që janë përcaktuar në Kodin Penal.

Kujtojmë se gjatë zgjedhjeve të 11 qershorit do të jenë 4 mijë e 887 vëzhgues në total.

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Lajme
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori