LAJMI I FUNDIT:

KQZ: Periudha e regjistrimit për votim përmes postës nga 13-21 janar

KQZ: Periudha e regjistrimit për votim përmes postës nga 13-21 janar
Foto: Arkiv

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se periudha e aplikimit/regjistrimit për votim përmes postës është nga 13 deri më 21 janar 2021.

KQZ njofton se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”.


Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë.

“Në këtë afat të përcaktuar nga KQZ-ja, aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës mund të bëhet përmes këtyre mundësive: fahut postar të KQZ-së; fax-it të KQZ-së dhe përmes ndonjërës nga e-mail adresat e shërbimit votues të KQZ-së”, thuhet në njoftim.

Të gjitha informacionet e detajuara se si të aplikohet për regjistrim janë të publikuara këtu:

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se verifikimi i aplikacioneve për votim jashtë vendit do të bëhet përmes telefonit në tri faza të ndryshme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi gjatë një konference për medie sqaroi se në bazë të Udhëzimit Administrativ, Sekretariati i KQZ-së do të kujdeset që këto aplikacione të verifikohen duke tentuar tri herë t’i kontaktojë aplikuesit.

“Kontaktimi do të bëhet në tri faza. Thirrja e parë do të gjatë kohës së orarit të punës sipas kohës lokale në Kosovë. Nëse aplikuesi nuk do të lajmërohet, atëherë do të bëhen tentime tjerë, në bazë të orës lokale, të shtetit të vendbanimit ku gjendet aplikuesi. Nëse nuk lajmërohet as atëherë, do të bëhet edhe një tentim tjetër pas orarit të punës sipas orës lokale të shtetit që figuron në aplikacion”, sqaroi Elezi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori